• |
ide | kryesore

Letra e Saimir Tahirit dedikuar të birit: Lufta për drejtësinë ia vlen, edhe kur e humbet

Lajme, Të fundit



Ish-Ministri i Mbrojtjes Saimir Tahiri i ka dedikuar djalit të tij Drinit, i cili ka bërë sot 8 vjeç një letër këshilluese për jetën. Tahiri duket se është i frymëzuar dhe prej eksperiencave të tij të fundit në mesazhet që përcjell.

Ai i tregon të birit se lufta për drejtësinë ia vlen, edhe kur e humbet. Sipas tij çmimin më të shtrenjtë e ka liria dhe çmimi për të duhet paguar, pasi në fund ia vlen.

Letra e plotë e Saimir Tahirit për ditëlindjen e të birit

Letër për tim bir…
Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, më pas fatura e punës sime.
Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.
Dikur do e kuptosh edhe vete.
Por mjaftohu me shembullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.
Gjëra me rëndësi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.
Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.
Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.
Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.
Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhtojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerëzit e vendin po e po.

Por mos u lësho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.
Edhe ti ashtu bëhu. I vërtetë.
Ji vetvetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gjë. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.
Lufto! Lufto gjithmonë! Me veten e me këdo tjetër. Por mos e tradhto shpirtin e gjithçka beson. Për këdo e asgjë.
Humbe garën “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.
Dhe jep! Sakrifiko!
Në jetë çdo gjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.
Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.
Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.
Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.
Por ti do e fitosh Drin.
Mua më ke aty, përgjithmonë.
Edhe 100 ???



10 Comments

  1. Hahaha… Po te behej comics, Saja do ishte peronazhi me interesant! Saja “the villain” !

  2. Ky i shkruan djalit apo nxjerr komunikatë për shtypin? Duhet të kishte shkruar në fund:

    PS: Mbrojtja e hashashit ja vlen edhe sikur të heqin nga karriga e ministrit.

  3. Po i tregon-simbas fotos,qe shohim,-parcelat e mbjedhura me kanabis,qe i biri,te vijoje,ne te arthmen,punen e te atit.

  4. Edhe 108 te tjera drinit, tu befte mbret . Por per ty jane ndryshe gjerat , “kush me shpate vret nga shpata do te vdese” . Dikur i shite shpirtin djallit , prandaj lutju Zotit dhe bej sevap per te pastruar sadopak veten dhe shpirtin o babai i Drinit .

  5. Tregoi djalit si i fute te rinjte ne burg per 1 cigare hashash, tregoi si fute burgjeve njerezit per fatura korenti dhe vrane veten.
    Harrova qe vetem ti ke femije bashke me qelbesirat shoket e tu. Te tjeret i kane minj e zhapiker sipas menjes tate me qelb te kuq.

  6. Kete letren o Sajme ja ke shkruar duke pire hashash????
    Qe ta besh publike, imagjinoj se ka qene cilesi e lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *