• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aldo Bumçi shpërthen në “Opinion” përballë Blendi Klosit

Lajme, Të fundit

Pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetit, Aldo Bumçi ka shpërthyer si kurrë më parë në akuza ndaj Kryeministrit Rama, por edhe Blendi Klosit që e kishte në debat gjatë emisionit “Opinion”.

Ai ngriti zërin teksa tha se “rruga është e vendosur, nuk ka kthim prapa. Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën. Ne kemi dalë në rrugë, kemi dalë paqësisht, por ne jemi në rrugë dhe kjo është një kambanë e madhe alarmi. Ne jemi në rrugë, lëvizja e fundit paqësore ishte djegia e mandateve. Ne partnerëve u themi ju dëgjuam në vitin 2017, çfarë ndodhi në këtë vend.

A u zhvlerësua euro si asnjë herë? A ishin milionat e eurove që blenë një popull të varfër, a ishte krimi që doli si Avdylajt? Ne nuk kthehemi mbrapsht dhe nuk do të pranojmë standarde demokracie që nuk pranohen as në Maqedoni. Gruevski nuk ka bërë 1 të dhjetën e asaj që ka bërë Edi Rama. Nuk mundet shqiptarët të pranojnë më pak se maqedonasit”, – u shpreh Bumçi.

7 Comments

  1. Bumçi eshte komplet koçe, nga koka te kembet nje koçe i madh. Opozita nuk kishte asnje nevoje te digjte mandatet. Opozita i dogji mandatet sepse nuk ishte ne gjendje te frymezonte popullin. Te lutem, Edi Pathoka. Po te ishte e zonja opozita, nuk do kishte vjedhje votash ta ndalonte pushtetin e saj. Ne fund fare, pa aftesia dhe korrupsioni ecin dore per dore.

  2. Me koqe njeri nuk gjen. Njemij her e pyeti fevzo ca do beni tani e tutje, bumci fliste kodra mbas bregut. Njelloj si nr 2 i partis se tij “ndjes past”.

  3. Malok, mahu bre,, je shume percipazi me situaten, e te haka barra nga padroni,,, puna jote, deri ketu shkoka zotnia jote, po qe me opinga je me qytetar se ato me llustrafin, andaj qenke opinionist qe mezi ti gjejme perkthimin e iluzionit tend. Futi nonji gjymes buke, e nji gote dhalle e futu ne parlament si kinez, qe se paku fshati te rrethoi qytetin, si e pat bo edhe krimineli, babai i ketyne qe ti i dashke qe na e myten Tironen ne 44 me morracaket, e bajgaxhinjte , e sot jane bere qytetare qe po na drejtojne e vjedhin si ido bytha, dhe me e poshtera eshte se hiqen si shpetimtare e pararoja demokracise,,, ama pa pare se ci kane bo ketij populli, qe po e asfiksojne fare, andaj mo mire pa keto te poshter se me ata qe protestojne per ardhemeni me te mire. Shif e bo, por me rrugen qe ke nis e ke bo, duket se ke me ngel ne klase.

  4. Tr Veri, qenka si kerri, kerric, gomari, nga te kemi zotrote, se dashke me oreksin ten tiu pergjigjen perfaqesuesit e opozites, se per ata te mazhorances keta lloje tipash as qe ndihen, e as shohin ndonje gabim, jo, jo ata jane te paster ne fytyre, e zgjebe ne shpirt e zemer. Po mire o menetar , qe na vleresoke keto ti si psikolog, a s;na thua ndonje fjale per fjalimin me zerin e asmatikut tuaj ci ka ngjare, perse dridhej e perdridhej ne mendime, pse nuk foli me ironi, apo me ato xhestet e zakoneshme qe na ben si klloun, pa na thuani, e mos u merrni, me momente qe si sherbejne kujt, shihni situaten, e gjendjen se ku na ka cuar ky pusht KM, ky batakci, rrenacak, hajdut, narkoman, e moralisht i diskriminuar nga ato qe ka bere, e ju si kope zagaresh nga mendimet mediokerr i mbani hise nje te deshtuari kombetarisht, e boterisht,

  5. Sot në Shqipëri nuk bëhet fjalë për luftë politike bazuar mbi ideollogjitë, e programet partiake si për problemet ekonomike ashtu edhe probëemet sociale,nuk ja vlen më që të diskutohen.
    Edi Rama erdhi në pushtet jo si politikan, por thjesht si një artist demode demagog, pa asnjë ide politike e ekonomike e pa asnjë aftësi menazhuese qeverisëse..
    Pra kundërvënia e qytetarëve e opozitës ndaj tij, nuk bazohet në pozicione ideollogjike, se është i majtë apo i djathtë. Pa përmendur faktin se e majta shqiptare vjen me një histori diktatoriale staliniste, që të funskionojë një sistem demokratik pluralist, duam nuk duam, do ta pranojmë edhe këtë të majtë.
    Por tek Rama nuk është problemi thjeshtë se ai vjen nga nje familje komuniste, ai personalisht është njeri i ekstremeve.
    Në fillimet e përmbysjes së sistemit,ai doli me kërkesën ekstremiste për ti linçuar gjithë komunistët, jo për motive ideollogjike, por për probleme të tij familjare e manierat e tij ultra liberale.
    Nuk ju kundërvua ai komunizmit se i digjte shpirti për mijra viktimat që kishte shkaktuar diktatura, as për mjerimin e dhjetra mijra moshatarëve të tij që nuk kishin bukë të hanin, apo që visheshin me dokun e Kombinatit Mao ce Dun duke i arnuar robat e tyre. Ai kishte halle të tjera.
    Meqë pat bredhur Europën që në rini me skuadrat e basketbollit, e shihte “lirinë” e hipive e nga demokracia liberale , e tërhoqi vetëm dukuria negative e çthurrjes morale.
    Vini re se ai edhe sot si kryeministër shkon e përfaqëson Shqipërinë me maniera sjelljesh e veshjesh si të hipive.
    Do të ishte e pa vërtetë që të thuhej se Rama është thjeshtë një i marrë.
    Rama është një person me energji të fuqishme por në kahun negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu