• |
ide | kryesore

Investigim i RAI 2 në Shqipëri / Me lekët e drogës blihen zgjedhjet

Kryesore, Lajme

Televizioni shtetëror italian RAI2 ka bërë një tjetër raportim nga Shqipëria ku është ndalur në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Gazetari italian Leonardo Zelino zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota. Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.

Spikerja: Pas protestave në Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në skrofullën e një trafikanti droge dhe armësh.

Kronika

(një person që bën gati një kallashnikov)

“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.
“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.

Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekamerën dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.

“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.

Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.

“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.

Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.

“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.

“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”

“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”./Panorama

21 Comments

  1. Zeri i amerikes jane bler votat me drog me prova ,Raj2 po ashtu qa po lexoj dhe shikoj ne vidjo nuk i kuptoj keto nderkomtaret te dyja jan shtetrore qe perfaqsojn me zerin etyre shteteve te dyja abasadad duhet te pergnjesht ke to stacione per lajme te rreme ose te heshtin.une nuk jetoj ne shqipri por me vjen keq per ju qe jetoni aty

  2. Andreoti disa here K/ min. i Italise dhe senator I perjetshem,derisa vdiq ishte I pandehur nga gjykata sepse kishte bashkepunuar me Toto Rinen,mafiozin me te madh.Keto Jane mufka italiane.

  3. Cfare do faktesh, e denoncimi te dale qe keta jane drogmene, mafioze, bandite, hajdute, mashtruse, nuk e kane pranuar, e nuk e pranojne me parullen qe ka hedhur skandalozi i cmendur,, Fake nwes, keta maskojne, e zhdukin cdo prove nga to qe jane demaskuar, A na tha prape se Gjushi nuk eshte fajtor, dhe biles e lau me pastertine rilindase, duke na e propozuar prape per ne bashkine e Durresit. Pra kemi te bejme me nje Km te pa ndergjegjeshem, kriminel qe mbulon cdo gje me klithmat hulicinante qe flet ne ato mitingjet e shoqates se enverit.

    1. Te rrime shtrember dhe te flasim drejt . Te gjithe pa perjashtim kane dhene leke per vota. Por fakti eshte se shuma qe jepnin mavit ishte aq madhe saqe sfumonte shumen qe jepnin keta te tjeret . Po te jap nje fakt real te ndodhur ne nje nje qytet prej 15-20mije banoresh . PS jepte nga 100 euro deri ne 150 mije leke per vote , LSI jepte 50 – 70 euro , PD jepte jo me shume se 50 mije leke dhe partite e tjera te vogla me ne krye PDIU jepnin 20 deri 25 mije leke per vote . Mos te bejme te virdjerin kur kemi hyte e dal neper bordello me qindra here . Duhet me i thene STOP blerjes se votes .

  4. Jeni portali me qesharak e me i ndyre qe egziston. Po jan blere vota me para droge e jo vetem, me para biznesi gjithashtu, kontrabande, qeveritare etj. Po kur kemi pasur zgjedhje ne qe kjo ska ndodhur? Me thoni nje pale zgjedhje qe votat te mos jene blere e shitur ne mase? Do thoni ne 2013, 2013 ishte dorezim pa kushte se dhe me shitblerje rezultati ishte shume i thelle. Kjo shit blerje vota me para droge qe anatemoni ju sot nuk ishte po njesoj dhe ne 2009 ne mos me keq, pervec shit blerjes a nuk viheshe ne rrjeshtore e gjith administrata? Po ne 2011 per bashki, kur nuk mjaftoi shit blerja, administrata a nuk u perdor dhe gjykata per ta ndryshuar ne tavoline rezultatin??? Pse shisni cdo dite propagande te gabuar sikur sot behet qameti e deri dje ishim ne parajse e jetonim si ne zvicer

  5. Llumi dhe byroisti I partise e kane harruar 2009 kur saliu me parate e lazaratit bleu votat ane e mbane vendit,kur para nje viti vrau 27 njerez dhe shkatarroje 300 shtepi nga gerdeci,por like floriri ju afrua dhe ne kater vjecarin tjeter vodhen cfare deshen,llum mos harro blerjen dhe vjedhjen spektakolare te bashkise Tirane bleu dhe ristanin mos I harroni o llumi dhe byroisti I partise,sa per popullin nuk I harron,prandaj pd po shkon drejt fundit te lire,po ju mos u merzisni se bastard I vogel do dale ne familjen berisha dhe ju do jeni prap te lumtur

  6. ky krrici me kto qi shkrun gjith diten e dites pervec se bohet legen po ja ul vlerat ene ripjerdhjes,ato pak qi i kon njel

  7. Ska mundesi do jete Fake news. Ku ndodhin keto gjera ne Albanistan. Saliu apo dhe ndonje parti tjeter mund te kene blere vota sipas Dylberit autik te rilindjes qe shkruan perdite dhe eshte bere gazi i portalit, por asnjehere nuk kane dale pergjime apo dhe akuza nga sherbimet e huaja si ne rastin konkret

  8. O kari byroist po saliu dogji kutite qe kishte blere me parate e droges lazaratit ne 2009 ku italianet thane qe xhiro vjetore shkonte ne 4 miliard euro ne vit,900 euro kg e shiste kulici I saliut,dhe e dyta ka komentues ketu qe thone po te njejtat fjale duke mbrojtur vrasesin sali cdo dite ti byroist je dhe me I zellshmi,nje here del me Stalin pastaj zigur,xixa ari juri na del dhe ipaemer byroist,jeni kara se as per ta mbrojt nuk dini ju morrat komunisto-demokrat,lexo o rrkari murrizin dhe ne ke bythe ktheji pergjigje me identitetin e vertete ne faqen e tij te fcb

  9. Wow blerja e votes. RAI po na tregon dicka qe se dinim. Po ashtu dhe VOA…

    Po ne Shqiperi votat jane ble prej vitesh e vitesh. Me nga nje thes miell, rruge te asfaltumeme ne minute te fundit para zgjdhjeve e deri me euro ne dore.
    Nano mbylli tregun e makinave te vjedhme te kovalishenca, e Shijaku prap votoi per PD. Anastas Angjeli i shtroi rruge gekve dhe ato nuk i dhane voten….

    Le te kthehemi te paret e droges. Bari ne Shqiperi mbillet, korret, transportohet te grossisti, shitet mbrend dhe shitet jashte. Jane mijera e mijera veta ne lidhur ne ket zinxhir.
    Lapsi kerkon te besojme qe RAI vete zbuloi cudine – zgjedhjet jane vjedhur. SIkur i gjithe zinxhir i lidhur me barin ishin PSista te flakte. Dhe per me teper akoma (ne artikuj te tjere) behet autoparlani Bashes dhe thote qe ky efekt shtremberoi rezultatin.
    Po pse ngo hona vijme ne? Po ne Shqiperi qeverite kane ik, kur kutite u ndrojshin komplet. Edhe kur kutite mbrijshin te capalume te KQZ’ja, edhe kur komisioneret bleheshin dhe firmosnin rezultate te paqena, edhe kur robt merrshin 50cen dhe kryqin te letra votimit e veshin si tu donte bytha.

    Basha si zari i Berishes ka humb tre pale zgjedhje deri tani e prap vazhdon me alibine e blerjes votes.

  10. TE cuditshem dhe kta nderkombetaret: Edhe thone jane blere vota (ne fakt e thone trafikantet qe intervistohen nga nderkombetaret) , edhe pastaj dalin dhe i kerkojne PD te futet ne parlamentin e trafikut…
    Dicka nuk shkon ketu…
    Po te jete blere parlamenti me para droge, si kane kurajo i thone PD e LSI te futet ne parlament É

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu