• |
ide | kryesore

Sanchez i kushton një pasuri United… në minutë. Djajtë zbulojnë “tarifat” e lojtarëve të tyre

Sport



Alexis Sanchez është një nga lojtarët më të paguar në botë, por kontrata e tij prej 500 mijë stërlina në javë (përfshirë bonus) nuk ishte një ide e mirë nga ana e drejtuesve të Djajve të Kuq. Kileni fushën e ka parë fare pak me Mourinho e vazhdon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Solskjaer. E pikërisht duke nisur nga vetëm 615 minuta të luajtur në Premier League, The Sun është zbavitur të zbulojë…sa ka kushtuar deri tani ta rreshtoje në fushë. Shifra është e frikshme: 15mijë stërlina në minutë. E nuk është i vetmi futbollist i United që ka një tarifë vecanërisht të lartë!

Pas sezone më parë, United sikur e ekzagjeroi disi me mbrojtësit e majtë. Në xhiron e pak muajve mbërritën Shaw, Blind e Rojo. E pikërisht argjentinasi është një nga ata që kushton shumë për minutë, duke konsideruar faktin që një dëmtim misterioz e mbajti gjatë pa luajtur. Për të 104 minuta në Premier, e me llogarinë e bërë 7692 stërlina cdo 60 sekonda.

Dështimi i madh i merkatos së Red Devils, të paktën deri tani, është Fred. Braziliani i’u rrëmbye me forcë Manchester City për rreth 60 milionë euro e një kontratë prej 7 milionë stërlinash në vit. Por as me Mou e as me Solskjaer mesfushori arriti të përshtatet me futbollin anglez: për të 566 minuta në fushë, cdo njëra prej t cilave i ka kushtuar United deri tani 5512 stërlina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *