• |
ide | kryesore

The Sun: Dua Lipa u largua nga Kosova për shkak të terrorit nga serbët

F1, Paparazzi



“The Sun” i ka kushtuar një hapësirë të madhe fitueses së sivjetme të çmimeve “Grammy” dhe “Brit Awards”, këngëtares shqiptare Dua Lipa. “The Sun” shkruan se familja Lipa është dashur ta braktisë Kosovën në vitin 1992, për shkak të presionit dhe terrorit që kishte nga pushteti serb atje.

Dua ka deklaruar se familja dhe populli i saj janë dëbuar me dhunë nga Kosova nga regjimi serb. “Serbët na kanë dëbuar nga Kosova. Kemi qenë viktima të terrorit të tmerrshëm”.

“Tani jam krenare me emrin tim, por kur kam qenë më e re, gjithçka që dëshiroja, ishte të quhesha Hana, Sara, Ella… Çfarëdo emri, vetëm të ishte normal. Sepse emrin Dua është dashur ta sqaroj vazhdimisht se çfarë nënkupton, që njerëzve t’u tregoja se isha nga Kosova”, ka rrëfyer Dua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *