• |
ide | kryesore

Video/ Juventus e Napoli, dueli që zhvillohet 13 pikë larg: Allegri pastron skoriet e Madrid, Hysaj asist spektakolar

Sport, Video



Juventus kthehet tek fitorja në kampionat, aty ku në fakt, këtë sezon nuk ka patur kurrë probleme dhe e bën me njeriun më të kritikuar të disfatës së Madrid kundër Atletico, Paolo Dybala. Argjentinasi futet dhe shënon golin deciziv të ndeshjes, duke i dhënë një qetësi morali bardhezinjve, që kampionatin e kanë të hipotekuar praktikisht, por kishin nevojë të kuronin plagët e Champions.

Nuk mund të jetë i kënaqur Massimiliano Allegri për një prezantim jo në lartësinë e duhur, të paktën për një skuadër që duhet të dërrmojë me dy gola e lart Atletico Madrid, por tekniku e merr pozitivisht. “Fituam tre pikë të rëndësishme, sepse mund të shkojmë të luajmë ndeshjen me Napolin me të njëjtën distancë – shpjegoi ai -. Eshtë normale që të kishte ndonjë skorie pas asaj që ndodhi në Champions. Kam nevojë të përmirësoj formën e disa lojtarëve, në 12 mars duhet të jemi në maksimum”.

E ndërkohë, Napoli zbavitet duke konsoliduar vendin e dytë, e me dëshirën për ti prishur statistikën me zero humbje në kampionat Juventus. Poker ndaj Parmës në Tardini është një sinjal i qartë se skuadra e Ancelotti di të luajë futboll, të shënojë e fitojë. Provë fantastike e Elseid Hysaj, që kthehet titullar e jep një asist spektakolar për golin e Zielisnkit. Mbrojtësi i kombëtares thërret për më shumë minuta dhe Ancelotti e di mirë.

Vazhdon të shënojë me rregullsi Milik, dy gola për polakun, përpara se Ounas të mbyllë llogaritë me pokerin që fundosi Parmën. 56 pikë për napoletanët, që ndjekin 13 pikë larg bardhezinjtë kryesues (shumë për të shpresuar përmbysjen ndaj një skuadre pa humbje në 25 javë), ndërkohë që kanë siguruar të mbajë larg Inter.

Italy – Serie A
Sampdoria 1 – 0 Cagliari
Chievo 0 – 0 Genoa
Bologna 0 – 1 Juventus
Sassuolo 1 – 1 SPAL
Parma 0 – 4 Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *