• |
ide | kryesore

Lazio nuk shpërthen dot murin e Milan: finalisti do të përcaktohet në San Siro

Sport, Video



Gjysëmfinale pa gola, ajo e luajtur në Olimpico ku Lazio nuk e shfrytëzoi dot faktorin fushë për të marrë rezultatin e shpresuar kundër Milan. Skuadra e Simone Inzaghi dominoi fushën, krijoi rastet, por nuk finalizoi, duke shkuar në San Siro në ndeshjen e ardhshme, me keqardhjen për shtyllën e goditur nga Ciro Immobile në fundin e takimit, që do të kishte përligjur performancën e mirë.

Për ndeshjen e kthimit në 23 prill Lazios i duhet shumë më tepër se thjesht një përfaqësim i mirë, për të arritur finalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë e Gennaro Gattusos në vajtje tentuan vetëm një herë portën e portierit të përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakoshës, por natyrisht përpara publikut të shtëpisë do të jetë krejt ndryshe.

Lazio ishte skuadra më e mirë e 90 minutave të para dhe rikthimi i
Sergej Milinkovic-Savic i dha tjetër dinamizëm mesfushës bardhekaltër, por jo fitoren. Ndeshja tjetër gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Fiorentinës dhe Atalantës zhvillohet nesër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *