• |
ide | kryesore

Detaje nga takimi i Kim Jong Un me Donald Trump

Lajme, Të fundit



Një takim i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong-un do të zhvillohet ditën e sotme. Mediat raportojnë se samiti nis në orën 18:30 (me atë lokale) në Sofitel Legend Metropole Hotel në Hanoi të Vietnamit
Në qendër të takimit do të jenë negociatat për denuklearizim si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në qëllim të paqes së qëndrueshme.

Programi përfshin një takim “kokë më kokë” midis dy udhëheqësve, i cili pritet të zgjasë për 20 minuta dhe më pas një “darkë sociale” të hapur për bashkëpunëtorët më të ngushtë, e cila parashikohet të zgjasë rreth dy orë.

Ndërsa pret takimin zyrtar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shkruar në Twitter informacione mbi të ardhmen e mundshme të Koresë së Veriut. Ai ka përmendur potencialit ekonomik të vendit në rast se denuklearizohet.

 STATUSI I TRUMP
“Vietnami – shkruan manjati – po lulëzon si pak vende në botë. Koreja e Veriut mund të jetë e njëjtë dhe shumë shpejt nëse vendos të denuklearizohet”. Potenciali, shton ai, “është mbresëlënës. Kjo është një mundësi e mrekullueshme, që pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shokut tim Kim Jong-un. Do ta njohim shumë shpejt”,- thotë Trump.

PROGRAMI I KIM JONG UN
Pas takimit me Trump, Kim Jong-un do të qëndrojë në Vietnam për dy ditë, duke ndjekur formulën e “vizitës zyrtare të miqësisë”. Kjo u njoftua nga KCNA, sipas të cilës udhëheqësi i Koresë së Veriut u informua të martën rreth gjendjes së bisedimeve operacionale me SHBA-në. Gjatë vizitës së tij në ambasadën e Koresë së Veriut të martën, Kim i kërkoi diplomatëve të bëjnë më shumë përpjekje për të thelluar bashkëpunimin me Vietnamin.



1 Comment

  1. Rama te beri per nje lwk ne mes re Washingtonit, po ti si ke qef liderat bythqira! Ky eshte diskriminim ndaj njerezve me prirje seksuale te ndryshme z. Trump

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *