• |
ide | kryesore

Shqiptari u filmua duke i vënë gruas britanike thikën në fyt

Lajme, Të fundit



Shqiptari nga Shkodra, Ardian Rragami, ka tronditur qytetarët anglezë me veprimet e bëra ndaj bashkëshortes së tij.

Rragami, i cili është regjistruar në Angli me emrin kosovar Ardian Gashi ka kërkuar anulimin e vendimit për t’u deportuar nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja.

Për herë të parë ai u ekstradua nga Anglia në vitin 2009, pasi kërkohej në Shqipëri për vrasje.

Shkodrani u dënua me 5 vite burg për vrasjen e fqinjit në një lokal në Shkodër, por shlyeu vetëm 4 vite.

Rragami u rikthye në Angli për t’u ribashkuar me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat, 13 dhe 15 vjeçe.

Në qershor ai u arrestua sërish pasi kishte thyer urdhrin e ekstradimit. Ai u la i lirë, ndërsa iu vendos një byzylyk elektronik.

Ajo që shokoi Anglinë ishte filmimi i bërë nga mbesa e shkodranit, teksa ky i fundit sulmon bashkëshorten me thikë.

Në Gjykatën e Basildon ai u deklarua fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes, të cilën e goditi atë dhe i preu nofullën me një thikë kuzhine. Gjithashtu dhe për sulmin ndaj fëmijëve.

Ai u dënua me 8 muaj për sulm ndaj familjes, ndërsa tashmë po lufton me ekstradimin.

 



3 Comments

  1. dhuna..ne shqipet dime vetem dhunen.. na e mesoi enveri e nuk largohemi dot pres saj..trurin zoti na e ka dhene kot ,ka ngel rudiment..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *