• |
ide | kryesore

Brazili i kthehet talenteve: Vinicius Jr e Paquetà marrin thirrjen e parë nga Selecao

Sport



Brazili përgatitet për Kupën e Amerikës, duke tentuar të formatojë skuadrën e duhur në dy miqësoret e fundit në tokën Europiane, përpara turneut të madh. Tekniku Tite nuk është frikësuar aspak nga mungesa e Neymar, për të cilin ka sigurinë se do ta ketë të gatshëm në kohën e duhur, por ka vendosur ti japë shansin e merituar dy talenteve Vinicius Junior e Lucas Paquetà.

Nuk ishte ndoshta mbrëmja që shpresonte përsa i përket rezultatit, ajo në El Clasico, në sfidën e humbur me Barcelonën, por sulmuesi adoleshent i Real Madrid ka bërë gjithcka mirë, vec golit… Kjo nuk e ka penguar 18 vjecarin të marrë thirrjen e parë nga kombëtarja e pesë herë kampionëve të botës, për dy miqësoret, fillimisht kundër Panama në Porto e më pas kundër Republikës Ceke në Pragë.

E reja e listës së Tite në fakt nuk është vetëm Vinicius, sepse edhe talenti i Milan ka marrë thirrjen e tij të parë me Selecao. Është një periudhë e artë për Lucas Paquetà. 21 vjecari, në më pak se dy muaj, fitoi një vend si titullar tek Milan, si dhe fanellën e përfaqësueses verdhëejeshil. Një kënaqësi e vecantë për numrin 39 të Milan, që menjëherë pas derbit të së dielës në 17 mars do ti bashkohet shokëve në kombëtare për të përgatitur ndeshjet e Brazilit.

“Paquetà na pëlqen pranë sulmuesve, si bën tek Milan. Di të punojë edhe kur nuk është në zotërim të topit” kishte thënë kohë më parë Xavier, zëvendësi i Tite, që i ka idetë e qarta se ku duhet ta pozicionojë ish-talentin e Flamengos.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *