• |
ide | kryesore

FOTO/ Vettel shkatërron Ferrarin e ri: skuderia shpjegon çfarë e shkaktoi përplasjen

Sport



Thyerja e diskut të majtë nga impakti me një objekt të panjohur në pistë është shkaku i aksidentit të Sebastian Vettel, gjatë testeve me Ferrari SF90 në pistën e Montmelò. Relacioni është dhënë nga skuderia e Maranello: “Pas kontrolleve të kujdesshme kemi konstatuar se Seb ka dalë nga pista për shkak të një problemi në disk që është dëmtuar pak sekonda përpara, nga përplasja me një objekt të jashtëm”.

Frika megjithatë ka qenë e madhe për pilotin gjerman në Montmelò: Vettel humbi kontrollin e Ferrari SF90 në kthesën 3, duke u përplasur dhunshëm kundër barrierave. Për fat, piloti ka dalë i padëmtuar, por i është nënshtruar kontrolleve në qendrën mjekësore për qartësime të mëtejshme. Makina është dëmtuar keq, e duke parë dinamikën e aksidentit, Ferrari ka konfirmuar se në bazë ka qenë një defekt mekanik e jo një gabim i Vettel.

Piloti gjerman nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shmangur përplasjen, por megjithatë do të kthehet në pistë nesër, për të mbyllur testet katër ditore në Barcellona, etapa e fundit përpara startit të sezonit në Melbourne në 17 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *