• |
ide | kryesore

Humbet Napoli, mediat italiane “masakrojnë” Hysajn

Sport



Napoli humbi 1-2 përballë Juventusit në stadiumin San Paolo. Për 90 minuta në fushë ishte edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, por mediat italiane kanë bërë kritika të shumta për lojën e shqiptarit sidomos në rastin e shënimit të golit të dytë të bardhezinjve nga Emre Can.

“Eurosport” e vlerëson shqiptarin me notën e ulët, 5 duke shkruar se “iu përgjigj pak fazës sulmuese në krahësim me Malcuit dhe e humbi mbrojtjen ndaj Emre Can i cili çoi shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë kur Napoli po luante përgjithësisht në sulm, limitohet të shtyjë përpara aksionet”.

Edhe “Goal.com”, një tjetër portal i njohur sportiv e vlerëson me notën 5 duke nënvizuar: “Devijoi te goditja me kokë e Emre Can duke propozuar një paraqitje jo të sigurt”, citon lapsi.al.

“FoxSport” jep gjithashtu të njëjtën notë duke mos i kursyer kritikat për mbrojtësin shqiptar. “Hysaj, nota 5. Dy gabime fëmijërore në rastin e Emre Can. Së pari dhuron një goditje nga këndi për Juventusin kur Koulibaly e kishte mbuluar gjermanin. Në rastin e dytë lë që t’i shpëtojë goditja me kokë e 2-0. Të tilla gabime ndaj një kundërshtari të tillë, nuk janë të lejuara. Komprometon lojën e shokëve”.

Nga mediat italiane “Calciomercato.com” e vlerëson me 5,5 duke shkruar: “Shumë, shumë boshllëk në markimin e Emre Can në realizmit të 0-2 që i dha Napolit goditjen e fortë. Edhe në ndeshjen e parë me Juventusin ishte një gabim i tij në markim që lejoi Juven të shënonte. Mesa duket me bardhezinjtë nuk i shkon mbarë” – thuhet në median italiane. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *