• |
ide | kryesore

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

1, Arkiva, Ide

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat po prishin imazhin e Shqipërisë.

Deklarata e tij, se do duhej të jepte edhe 200 shfaqje plus për të zhbërë pamjet e një gome të djegur në mes të Tiranës, është kthyer parç dhe mbrapsht, kryesisht nga idhtarët e opozitës.

Disa i kujtojnë se askush nuk e ka caktuar atë gardian të imazhit të vendit dhe prandaj nuk ka pse shqetësohet që të paguhet edhe për 200 koncerte më shumë.

Të tjerë e krahasojnë me masat dhe peshat e këtueshme, duke i kërkuar se pse nuk turpërohej për hashashin dhe trafikun e drogës, por ngre zërin ndaj njerëzve që protestojnë kundër tyre.

Ka që shkojnë edhe më tej dhe e fusin padrejtësisht në aradhën e pafundme të artistëve të oborrit, që ky vend ka prodhuar me shumicë.

Të gjitha këto në fakt, janë përcaktime sa sipërfaqësore, po aq dhe të bëra në zemërim e sipër. Ato, të mara së bashku, janë rrjedhojë e disa keqkuptimeve.

Këto keqkuptime gëlojnë së pari në vetë kokën e tenorit të famshëm nga Elbasani.

Shqetësimi i tij, se një gomë e djegur në bulevard mund të përdhosë emrin e Shqipërisë, buron nga një propagandë e neveritshme e të gjitha pushteteve, sipas së cilës nuk duhet t’i tregojmë të mbathurat tona të palara në publik. Po ta shikojmë me vëmendje të njëjtën gjë bënin berishistët dje kur ishin në pushtet dhe të njëtën gjë bëjnë rilindasit sot pas protestave të opozitës.

Thelbi i kësaj teorie përmblidhet në shprehjen e Edi Ramës se “për shqiptarët nuk flas keq në gjuhë të huaj”. Sipas saj, “botës” i duhet treguar një fytyrë e rreme, të huajt duhen gënjyer për çka është në të vërtetë realiteti shqiptar. Ata duhet të na njohin vetëm për zërin e Saimirit apo të Ermonelës, për sparkatat e Elseid Hysaj apo qoftë edhe për pozat e nxehta toples të Rita Orës, por kurrsesi për atë çka jemi në të vërtetë. Kjo klishe që është krijuar që prej kohës së Rilindjes Kombëtare, që u çua në ekstrem nga komunizmi, është ruajtur me forcë edhe nga politikanët e sotëm në pushtet, aq sa është shndërruar në një dogmë. Pikërisht kjo dogmë është ngulitur edhe në kryet e Saimir Pirgut dhe faji i tij i vetëm është se e ka përtypur me naivitet atë. Thjesht si një tenor, që ka shumë çka tjetër për se ta vrasë mendjen, sesa për problemet e ndërlikuara të funksionimit të shoqërisë.

Lexo me tej:

Rama përdor si gomë shpëtimi Saimir Pirgun

Një keqkuptim i dytë, i cili gjithashtu vjen nga një kohë që e kemi lënë pas, është ai për rolin e artistit dhe misionin që ka ai në raport me kombin. Askush nuk do kishte pasur guximin t’i kërkonte Gabriel Garsia Markezit edhe 200 tregime më shumë, për të zbehur imazhin që Kolumbisë i pati lënë Eskobari. Askush nuk do kishte tentuar t’i kërkonte Zherar Depardjësë 200 role plus, për të fshirë nga kujtesa djegiet dhe thyerjet që bënë jelekëtverdhët anekënd Francës. Askush nuk do t’i kishte kërkuar Çelentanos të rikthehej në skenë, për t’i fshirë Italisë imazhin e ksenofobit që po i mvesh një racist si Salvini.

Po ashtu dhe Saimir Pirgu nuk ka pse e mban këtë peshë mbi supe. Ai, Dua Lipa, Hamdi Salihi, apo qoftë dhe vetë Kadareja, janë të zhveshur nga kjo përgjegjësi. As ne nuk kemi të drejtë t’ua kërkojmë atë, as ata nuk na e kanë borxh. Ata mjaftojnë të jenë ata që janë, të synojnë kulmet në karrierën e tyre dhe duke i bërë mirë vetes, në një farë mënyrë do të arrijnë të përmendin për mirë edhe Shqipërinë. Askush nuk i detyron për më shumë. Sepse veshja e këtij kostumi prej superheroi, që mëton të transformojë imazhin e një kombi të tërë, më shumë sesa të dobishëm, mund t’i shndërrojë në qesharakë.

Një tjetër keqkuptim, disi më i koklavitur dhe më i vështirë për rrugën që ka zgjedhur të marrë në jetë dhe për formimin me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu, është ai nëse protestat, qofshin ato edhe të forta apo radikale, janë bekim apo mallkim për imazhin e një vendi?

Sot është e vështirë të thuhet se popujt që guxuan të ndërmerrnin, aspak në mënyrë paqësore, pranverën arabe për të transformuar shoqëritë e tyre, kanë vulosur një imazh të keq për veten. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për serbët që ia mësynë godinave qeveritare për të rrëzuar Millosheviçin apo për ukrahinasit dhe gjeorgjianët që u sollën po njësoj në revolucionin e portokalltë apo të trëndafilave.

Pra debati se kush gëzojnë imazh më të mirë, ata popuj që duan të ndryshojnë, qoftë dhe me çmimin e gomave të djegura apo të xhamave të thyer, apo ata të tjerët që janë të gatshëm të nënshtrohen duke duruar një letargji vdekjeprurëse, e ka marrë tashmë përgjigjen.

Por natyrisht, ky debat elitar, këto kontradikta me të cilat argëtohen intelektualët, këto dilema që mundojnë sa filozofët, po aq edhe sociologët, nuk janë shqetësimet e përditshme, as brumi me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu. Preokupimi dhe talenti i tij kanë qenë të tjera.

Që nga ditët e largëta kur merrte mikrofonin dhe këndonte në dasmat elbasanase e deri në pikën kur Klaudio Abado e mori pas vetes, duke thënë se ky djali do të jetë Fernandoja im, investimi i tij ka qenë për vokalin, sjelljen skenike dhe përvetësimin e repertorit të më të mëdhenjve të globit. Dhe aty vërtet ka shkëlqyer me koston e lënies pas dore të një pjese shqetësimesh që kanë të vdekshmit e tjerë, si ato për politikën, demokracinë dhe zhvillimin shoqëror.  

Gafa e Saimir Pirgut ishte se këtë herë, ai përdori atunë që i ka dhënë talenti i tij i veçantë për të zbarkuar në një fushë ku është më i zakonshëm sesa të zakonshmit. E në këtë botë, që nuk është e tija, ai duket si një personazh i çakorduar. Aty ai ngjan me atë vizatimin brilant që Milosh Forman, tek Amadeus, i ka bërë Moxartit të vet: Një gjeni i pakrahasueshëm në skenë, por fëminor dhe gati qesharak mes intrigave të oborrit mbretëror.

E tillë ishte edhe përpjekja e Saimir Pirgut për të hyrë në një fushë që nuk ishte e tija. Aq e papërshtashme dhe aq e pavend, sa do të qe edhe gjykimi i roleve të tij nga urdhëruesit e djegies së gomave. Sepse reagimi i Pirgut për to është i barazvlefshëm me gjykimin që mund t’i bënte Monika Kryemadhi “Rigoletos” apo Flamur Noka “La Boheme”.

Prandaj si i tillë, ai as nuk duhet anatemuar dhe as nuk duhet paragjykuar. Pirgu i sharjeve ndaj tij është i pavend. Ofendimet si artist oborri janë të ekzagjeruara. Paranojat se i shërben dikujt apo po përdoret prej një tjetri janë qesharake.

Ai thjesht duhet justifikuar si dikush që zbret si ufo në një botë që nuk e njeh. Si dikush që merr guximin të mos heshtë për gjera që nuk i kupton, duke harruar për një çast se e ka të pamundur të jetë më shumë sesa një tenor i madh.    

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Kush je ti more qe i jep te drejte vetes per tu treguar te tjereve per “gabimet fatale” qe gjoka bejne te tjret si puna
    Pirgut. Ti sja ke idiene te drejtes se fjales te tjetrit per te pasur nje mendim tjeter qe nuk te pelqen ty. Pirgu ka shprehur mendimin e tij modest sesi per shumicen e Shqiptareve qe jetojne jashte atdheut duhet te justifikojne marrezite e politikes dhe shtypit idiot shqiptar qe e ben me deshire dhe lumturi katranosjen e diskretitimin e vendit te tyre sikur ter ishin serb apo rus/grek/maqedonas etc…
    Kush je ti more qe i jep te drejten vetes tu rrokanisesh koken shqiptareve me genjeshtra dhe gjysem te verteta idiote per gjoja mungesen e demokracise ne shqiperi. Shqiperia ka qindra probleme e veshtiresi e ngelet ende nje nder vendet me te varfra te Europes por per kedo Shqiptare qe viziton vendin sheh evoluim e zhvillim normal. Cdo idiot qe ben thirje per revolte dhe per veprime te dhunshme, perfshire marrezine vete-vrasese te djegjes se mandateve eshte ose nje bukeshkale i shpifur ose megaloman koke bosh – ne rastin e Bushatit me duket se i ka te dyja. Ne nje vend normal europian Bushat i duhet te ishte ne gjyq per gjithe te pavertetat dhe fyerjet e ofendimet qe leshon per individe te caktuar si dhe do te ndiqej per nxitje te dhunes dhe revoltes ndaj institucioneve demokratike. Ka ikur koha kur dhuna e Lumpenit te marre institucionet dhe eshte fatkeqesi dhe idiotesi e cdo grupi politik qe ndjek si linje politike brockullat delirante dhe plot mllef te dyshes Bushati-Lubonja. Shqiptaret duhet te pyesin veten thjesht cfare valle kane bere Bushati dhe Lubonja ghjate gjithe karrieres se tyre ne te miren e Shqiptareve, pervec shkrimeve masturbuese plot mllef e urrejtje per kedo qe te pakten eshte i zgjedhur nga nje pjese e popullit. Shkrimet e tyre pseudo-intelektuale jane thjesht per egon e tyre te dhjere dhe ndoshta edhe per ata qe i paguajne!!!!!!

    1. Nuk eshte dhune te djegesh nje gome. Nuk do ishte dhune edhe sikur te djegesh nje gomar. Ne Paris ka muaj qe digjen makina e shkaterrohen dyqane private. Nuk e di se ku jeton ti qe indinjohesh se qenka djegur nje gome e thyer nje xham. Kam degjuar edhe une shume shqiptare qe kthehen nga atedheu dhe thone: sa bukur viti i ri ne shqiperi, qendra e tiranes gjithe drite. Une personalisht nuk shoh evoluim, made kam edhe shoke e te aferm qe e mendojne njelloj si une. Vete protesta eshte evoluim.

      1. Problemi nuk eshte tek djega e gomave sic problem nuk ishte aspak kur studentet u ngriten ne protesta. Ajo qe po ben opozita nga ana tjeter eshte dicka amorale dhe tejet e rezikshme se pari per ata qe marrin pjese ne protesta – e kam fjalen arrestimeve dhe ceshtjeve ligjore qe do ju duhen vite te merren. Kushdo me nje pare tru e di fort mire se ketu behet fjale per interesat e dy personave- jane vetem keta qe duket se do e pesojne perfundimisht nga aj cdo te ndodhe ne shqiperi ne muajt e ardhshem – keta jane Berisha dhe Meta. Nuk ja vlen qe per keta te dy te behet shkrumb e hi Shqiperia. Ketu ku une banoj – ne europe – ka po ato shqetesime dhe pakenaqesi te grupeve shoqerore lidhur me kryeministrin dhe pushtetin ne pergjithesi – ka edhe protesta PAQESORE ku njerezit shprehin zemerimin dhe frustrimin e tyre – ka edhe mbeshtetje politike te forcave politike per keto levizje ne shtyp apo parlament por nuk ndodh kurre qe nje parti politike te behet nxitese apor te vihet ne krye te protestes apo ca me keq te humbase legjitimitietin politik me vetedije. Ky eshte kulmi i harakirit politik – dhe ne nuk duhet te shqetesohemi me me ta pasi ata jane si puna e gjeneraleve te nje ushtrie qe japin doreheqjen pasi ajo ushtri tjeter eshte apo duket me e madhe. Keta duhen trajtuar si tradhetar – te lesh kuvendin eshte te lesh ne balte ata qe te kane dhene te drejten ti perfaqesosh. Shqiperia nuk mund te digjet gjithmone kur i teket Berishes apo Metes. Nes kjo ndodh atehere ne verte i meritojme keta si udheheqes.

  2. Analist Bushati,kerkoj te eci me Kembrixhit zbathur po me koken lart.
    Sic duket akoma shpreson ta mbaj edhe ca kohë popullin me zgjedhe ne qafe,e per kete duhen sa me shume pamje dhune,zjarri e perleshjesh ti prezantohen botes se perparuar.
    Bravo Bushat po i ben nje sherbimi te madh shkatrrimit te kësaj pak demokracie qe kemi.

  3. Me gjithe vlersimin qe kam per shume shkrime te tuat, ne kete rast mendoj se e ke gabim. Bushat E ke shtjelluar mire ceshtjen deri tek pergjegjesia qe mund te kene artiste te medhenj per veprimet e bashkekombasve te tyre. Edhe ne pjesen permbyllese je i sakte sepse nje popull qe nuk proteston rrezikon te zhduket e per kete mjafton fakti qe per pese vjet qe nuk pati protesta u larguan 400-500 mije shqiptare nga vendi. Problemi i shkrimit qendron tek shfajesimi qe lerkon t’i besh Pirgut. Personalisht nuk bej me faj asnjeri per bindjet qe ka dhe per menyren se si i shfaq deri ne momentin qe kerkon te imponohet, por ne rastin e Pirgut, nuk mendoj se shfaqi bindje, por u be LOLO. Kete e them me plot gojen sepse te paragjykosh protestat, qofte edhe te nje pjese te vogel te shoqerise, nuk eshte e drejte. Mendoj se protestat jane shenje demokracie dhe e mosnenshtrimit dhe cdokush duhet te jete krenar nese shoqeria ku ben pjese proteston. Saimir.Pirgu me te vertete ka te njejten kombesi me protestuesit, por duhet ta kuptoje se secili nga ne para se te perfaqesoje shqiptaret, perfaqeson vetvehten dhe nuk mendoj se do i mbyllem dyert e skenave sepse ne Tirane u dogj nje gome makine (ne paranteze kam pare ne Itali duke u djegur me dhjetra makina nga protestuesit dhe asnje italian nuk e kam degjuar te turperohet). Ato 200 koncertet me siguri ai do i beje, por nuk mendoj se do shperndaje leket e fituara nga kpncertet, per te zhdemtuar demet e shkaktuara nga djegja e gomes. Te qenit artist i madh? nuk do te thote se eshte njeri i madh dhe per me teper perfaqesues i nje kombi. Perfundimisht, nuk e konsideroj naivitet, por memyren me te keqe per te shprehur bindjet personale dhe per te falenderuar per dekoraten qe nuk e di nese e meriton apo jo.

  4. Ne fakt pjese e garave kryesore politike ne SHBA apo gjetke eshte rekrutimi i celebriteteve. Per mos thene qe shkuan aq larg sa e bene president nje te tille. Politika eshte territor ndjeshmerish po aq sa persiatjesh. Pirgu mund tja kete futur kot , por veshtire te thuash qe eshte nje ze i zakonshem , qofte edhe ne perceptimin e fenomeneve politike. E pranoj qe nderhyrja e tij duket brutale dhe e gabuar, por ta skartosh me idene se eshte thjesht artist eshte e padrejte. Ne kete rast do te duhej te benim te njejten gje me Kadarene apo ato qe luftojne kunder ndertimit te teatrit. Sipas Karl Poperit, politiken pak kane aftesine per ta bere por me shume se gjysma kane aftesine per ta vleresuar. Sigurish pjese e kesaj mazhorance me aftesi vleresuese eshte edhe Sajmiri, qe permendet ne the guardian e new york times edhe me shume se kanabisi Rames.

  5. Te besh emer per merite te tenden nuk do te thote se ke me vete te drejten absolute e te japesh mend per CDO gje.Sa per dijeni protestaeshte element ekstrem civilizimi.Nje shoqeri dhe nje vend nuk e nxin tymi I gomave,po nje shtet criminal,I inkriminuar dhe katunar. Keta te shove tenori.

  6. Kete here ke gabuar per mua edhe ti Bushat. Ai popull ( sic ishte ai shqipetar ne kohen e diktatures )qe nuk ngre koken ndaj paudhesive e krimeve te kesaj qeverie eshte thjeshte turme. Prandaj Pirgu gaboi dhe rende.Do te ishte mendoj ne kulturen e tij perendimore (jo ate te dasmave ne Elbasan nga doli) qe te kerkonte falje nje populli te tere qe vuan e perpelitet nese nuk do qe te mbahet per te gjithe jeten si nje artist interesaxhi e i oborrit te rradhes.

  7. KOmentet jane shume interesante ne mes nje tenori me fame, e komentit te tije , por qe diferenca e nje populli ne kohen qe po falimenton, e vuan per te jetuar. me propaganden e shitjes se moralit mashtrues, se jemi mire e bukur, por opozita po kerko shkaterrimin me protesta, eshte hipokrizi, qe krye banditi i shtetit kerko rrekrute per te ulur ndikimin ne popull te revoltes. Kjo eshte ashtu sic komentojne , se rrini urte, hani cu jep shteti, e mos beni kerkesa, e protesta…Kjo ethene se keta persona, e shohin popullin se sa probleme e vuajtje ka nga maja e Olimpit. Po keshtu nuk ecet, bota eshte shume para nesh, sepse e kane ekonomine te zhvilluar e qe nuk vidhet, e kane demokracine sepse ligji eshte ligj nje soj per te gjithe, po ketu, si jane keto? Pra edhe keto cdo person, me kulture, e dhembshuri per kombin e popullin duhet ta shohe si per vehte, e femijet e tije.

  8. Dhe vjen nje dite dhe kariera e tyre-zhbehet -ne syte dhe ne ndergjegjen e popullit te vet .Keshtu ka ndodhur dhe mund te ndodhe me njerez qe kane bere emer neper bote por per popullin e tyre mundohen me hijen e politikaneve ne pushtet te servirin qeverisjen e tyre si me te miren dhe djegjen e gomave nga hallexhinjte qe protestojne per te drejtat e tyre ta quajne si nje prishje imazhi .Raliteti e ka treguar se te gjithe keta artiste qofshin aktore ,kengetare e kane -gelltitur-ate luge corbe te prishur te qeverise dhe politikaneve qe jane ne pushtet duke -shperfytyruar -veten e tyre.

  9. Respekte Saimir . Vetem nje keshille , po fute hundet ne politike vetem sa behesh pis . Ketij vendi i ka marre muti shalet dhe nuk mund ta rregullosh ti .

  10. Ne 1997 Isha emigrant dhe kerkoja Pune,CNN jepte pamje nga rebelimi,tankse,artileri,pushke tym e zjarr shqiperine .Nga Ky vend je ti me tha pronari,dhe nuk ma dha punen.Qijani nonen shqiperine se banditet Kane ngelur

  11. O Sajmir ,respekte per atdhedashurine , qytetarine dhe kulturen perendimore qe percjell . Ndersa keta analisto politikanet shqiptare , perpiqu te mos i dhjesesh fare , se jane thjesht sherbetore dhe padrone te stilit te jetes tallava me origjine anadollo- ballkanike .

  12. Cila eshte kultura perendimore o idiot; qe te shkelesh me kembe popullin ,e con ate ne varferine me te tej skajshme ,e ve ate nen diktature dhe ai te mos protestoje?Ike o ndyresire tutje ne c’do vend te botes eshte e drejta e te gjitheve te protestojne.

  13. Kaq shkrim i “thelle” dhe kaq shume komente qe “japin mend” se si duhet apo s’duhet te jete nje popull… E gjithe kjo per te hedhur poshte 1 fjali, 1 ide, 1 koment apo 1 ndjesi te Saimir Pirgut !
    E gjithe kjo eshte qesharake ne ekstrem… Kush ju jep tagrin per te na treguar se si duhet te jemi e çfare qendrimesh duhet te mbajme, ne qe jemi larguar me kohe nga Shqipëria ? Kaq rrezik eshte per ty o Bushat zeri i nje emigranti? Dhe jo vetem i nje emigranti çfaredo, por edhe i Saimir Pirgut ne kte rast ?!!!
    Kaq e veshtire eshte per ty o Bushat te besosh se ka njerez qe ai Sali Berisha i ka VRARE fizikisht dhe moralisht te cilet nuk do pranojne kurre te bejne lojen e tij (per te djegur ose jo Shqiperine) ? Te tille ka plot dhe nese ke vendosur te shkruash esera te tilla per secilin, do te te iki jeta prej shalesh derisa te mos njohesh me veten.

  14. Nga krahasimet që bën Bushati për Pirgun me Mozartin apo Garcia Lorkën, duket kjartazi që del jashtë mundësive për të dhënë gjykime objektive.
    Në art e letërsi, ka dy kategori.
    Ka krijues e interpretues. Ka kompozitorë, piktorë, dramaturgë, shkrimtarë, regjizorë, dirigjentë , apo edhe kritikë letrarë e kritikë arti, që veç talentit të fuqishëm, vënë në punë edhe mendjen e bagazhin intelektual , por ka edhe aktorë, instrumentistë, piktorë kopistë që riprodhojnë krijimtarinë e të tjerëve, edhe kjo një mjeshtri që lidhet me aftësi që kanë të bëjnë më shumë, jo me aftësitë krijuese e formim intelektual, sesa me të dhëna natyrore, si zëri (kordat vokale), apo syri për të dalluar ngjyrat.
    Tek aktori, edhe bëhet e domosdoshme që veç talentit natyror, meqë fusha e tij e interpretimit lidhet edhe me mendimin e analizën psikollogjike të personazhit që interpreton, të ketë patjetër edhe një formim të përgjithshëm intelektual
    Por ndryshe qëndron puna me këngëtarët.
    Tek këta dominon zëri i bukur, mjeshtëria vokale, e aftësitë e përçimit emocional.
    Janë shumë të rrallë ata këngëtarë që kanë formim të plotë intelektual e që mund të bëjnë gjykime të fushave të tjera me objektivitet.
    Përmend Bushati Çelentanon.
    Por haron se Çelentano, një artist inteprpretues shumë i talentuar, është bërë shpesh qesharak në publik, kur ka tentuar të bëjë politikanin majtist. Ndërkaq Çelentano është njëkohësisht edhe kantautor, pra krijues.
    Po këngëtari shqiptar Pirgu, që ka bërë emër në botë, nuk dijmë që të ketë kompozuar vetë ndonjë vepër muzikore. E kam dëgjuar Pirgun në diskurse jashtë objektit të tij profesional, apo edhe këngëtaren më të shquar shqiptare të kohës, Ermonela Jaho, këngëtarë këta të muzikës lirike operistike, siç kam dëgjuar edhe këngëtaret pop me famë botërore si Rita Ora, Dua Lipa etj.
    Niveli i tyre i diskursit intelektual, është edhe më i ulët se ai i Taulant Ballës. (Bushati përmend Monikën apo Nokën për të treguar se është kundërshtar politik i tyre)
    Përgjithësisht sot politika abuzon me emrat e shquar të botës së futbollit, këngëtarët apo aktorët nga fakti se ata janë më të njohurit në turmat, e televizionet apo mediat i thërrasin që të japin mendime edhe për politikën.
    Krijuesit, kompozitorët, regjizorët apo dramaturgët lihen në hije, sepse ata pak i njeh publiku.
    Para do vitesh kam ndjekur tek RAI, njëfarë “konkursi” , se cilët muzikantë janë më të shquarit e Italisë, jo vetëm të sotmit.
    Me pikë dukshëm më të shumta, doli më e shquar këngëtarja Pauzini, sesa kompozitori më i madh italian operistik në botë Xhuzepe Verdi. Bile edhe disa repër, dilnin më të preferuar se Verdi.
    Është sigurisht normale që futbollistët, këngëtarët e aktorët, duke qenë më të ekspozuar e në kontakt direkt me publikun, të jenë më të njohurit, por a mund të jetë mendimi i tyre për politikën, mendimi më objektiv e më intelektual ?
    Bie fjala, përse duhet të meren si etalon i së vërtetës ato çka thotë Robert de Niro për presidentin Trump e jo ate çka mund të thonë fillozofët, sociologët,politologët apo ekonomistët që e kanë si objekt analizën shkencore ?

  15. Ky cingia i edi rames , le te kendoje ku te doje. Se sa per muzik , nuk i afrohet as te maja e thoit Noizit me shoke. Ne boten e sotme cdo gje qe shitet eshte vlere. Ky Zgjodhi te shese bythen , meqe nuk i shitet muzika. Kaq.

  16. Andi e ke gabim, po totalisht.
    Saimiri eshte me shume se tenor, eshte nje atdhetar i mire, qe e do Shqiperine dhe popullin, eshte dhe shume inteligjent dhe modern. Ti nuk e kupton boten se ke jetuar vetem ne Shqiperi, as nuk mund t’i uptosh ndjenjat e dikujt qe jeton jashte dhe perballet me presionin e te qenit shqiptar.
    Prandaj ne shqiptaret jashte kujdesemi per imazhin e Shqiperise ne bote, dhe po te kishit pak mend edhe ne Shqiperi do te kujdeseshit me shume, se kur e humb reputacionin ke humbur gjithcka. Ne kemi humbur jo vetem reputacionin por kemi fituar dhe urrejtjen e shume kombeve me budallalleqet e krimit dhe te droges dhe ngathtesite tona si komb. Prandaj Saimiri dhe te tjere qe e dine si funksionon bota kujdesen qe gjerat te behen pak me ndryshe ne Shqiperi. Mos harroni shprehjen : me mrie syri sesa nami!

  17. Ore, lajmet e sotme thone qe jane djegur dy goma te tjera. I shkreti Saimir, do i duhet te jape edhe 400 mije komverte te tjera. I duhen dhene edhe shume dite te tjera jete qe te na zbardhe faqen e nxire. me 600 mije koncerte. Kush del vullnetar?

  18. Bushati arritjen me te madhe te tijen ne CV ka dipllomen e italishtes. Boten e njeh nga rai dhe pushimet kur shkon per qejf.
    Gjithsesi, kjo se pengon Bushatin qe te japi mend sesi duhet te veproje nje njeri 100here me i suskseshem se ai.

    Fatkeqesisht, kjo nuk eshte vetem semundje e Bushatit. Jane nje tufe me moderatore e anal ista, deshtake qe bejne profesorin, bythlepires qe predikujne moral, analfabete qe analizojne ngjarje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu