• |
ide | kryesore

Champions/ Mbappe frikësuesi i United: Roma një rezultat për të mbrojur në “Do Dragao”

F1, Sport



Një humbje ka provuar Ole Gunnar Solskjaer që kur është ulur në pankinën e Manchester United, e pikërisht atë kërkon të zhbëjë, kur djajtë e kuq të zbresin në Parc De Prince për tu ndeshur me Paris Saint Germain, në 1/8 e kthimit të Champions League. Francezët janë të fortë në pozita me dy gola të shënuar e pa pësuar në Old Trafford, por duhet të bëjnë përsëri pa dy kampionët e tyre Neymar e Cavani të dëmtuar.

Skuadra e Tuchel, që vjen nga fitorja me Caen në kampionat, beson tek një Mbappe në formë brilante, e tek një Di Maria, që kundër ish-skuadrës së tij dhuroi një nga perfomancat më të mira të sezonit. United nuk është një skuadër që ka problem fushën, ndaj dhe anglezët do të kërkojnë të përmbysin rezultatin duke provuar gjithcka për gjithcka. Solskjaer ka rigjetur edhe golat e Lukakut, ndërsa fitorja me përmbysje 3-2 ndaj Sauthampton ka rritur besimin në skuadër, që gjithësesi nuk mund ti lejojë parisienëve shënimin e ndonjë goli.

Në një moment vërtetë të vështirë, Roma përgatitet për transfertën decisive të Oportos në Champions League. Di Francesco luan gjithcka e klubi nuk mund të heqë dorë kaq lehtë nga paratë e kualifikimit në cerekfinale. Me zhgënjimin e humbjes 3-0 në derbi, në Portugali verdhekuqtë me shumë mundësi duhet të bëjnë edhe pa kualitetet e Javier Pastore. Ish-Psg duket i destinuar për tribunën e ‘do Dragao’ për shkak të episodit të ndodhur në derbin me Lazion ku reagoi keq në momenin që Di Francesco i kërkoi të futej në lojë. Verdhekuqtë kanë rikuperuar Karsdorp e Schick dhe ky është një lajm pozitiv. Italianët kanë një rezultat 2-1 për të mbrojtur, por nuk mund të lejojnë të pësojnë asnjë gol, që do ti flakte jashtë kompeticionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *