• |
ide | kryesore

Champions/ Çerekfinalistët që vendosi VAR: PSG e Roma të tërbuar me vendimet

F1, Sport



Manchester United e Porto janë dy skuadrat e tjera, që i janë bashkuar Ajax e Tottenham Hotspurs në cerekfinalet e Champions League, por sa polemika ka patur në përfundim të mbrëmjes së të mërkurës. Paris Saint Germain është flakur nga kompeticioni papritur, duke qenë fitues në Old Trafford 2-0 në ndeshjen e parë, por befasuar nga dinjiteri anglez i United dhe VAR, që vlerësoi 11 metërsh në minutën e fundit shtesë, një top të prekur në zonë nga Kimpembe.

I gjithë tërbimi i Psg është në fjalët e Neymar, që e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, duke shpresuar se do të mund të ishte gati ëpr të ndihmuar francezët pas kalimit në cerekfinale. Braziliani është i nervozuar pas penalltisë që kualifikoi Manchester, që është sinjalizuar nga arbitri vetëm pas ndërhyrjes së VAR: “Është një turp, penalltia nuk ekziston”.

Atrmosferë krejt tjetër, sigurisht në kampin e Manchester United, me Ole Gunnar Solskjaer që e ka komentuar kështu 3-1 në shtëpinë e Psg: “Fantastike, një përmbysje e madhe – ka thënë për BT Sport tekniku norvegjez, që në 1999 vendosi finalen e Champions si lojtar, pikërisht në shtesë -. Patëm një fillim të mirë dhe ishte ajo që shpresonim. Rashford tek penalltia u tregua i qetë, është 21 vjec dhe ishte i ftohtë, pa frikë. Kjo është Champions League, ky është Manchester United, gjithcka mund të ndodhë”.

Nuk janë francezët të vetmit që ankohen nga arbitrimi, sepse Roma është e gjitha në sulm, për mos përdorimin e VAR në një moment kur Schick është penguar brenda zonës: “Ishte penallti e pastër. Është turp që arbitri nuk shkoi ta shihte faullin”. Mbrojtësi verdhekuq Manolas ka dalë nga vetja pas ndërhyrjes së Marega ndaj Schick në minutat finale të kohës së dytë shtesë. “Cfarë tha arbitri? Që e panë e nuk ishte asgjë. Nuk e kuptoj pse ndodhin këto gjëra. Edhe vitin e kaluar me Liverpool nuk na dhanë dy penallti, por tani është Var, nuk ka justifikime”.

Roma ankohet për një penallti të pastër të pasinjalizuar ndaj Schick në sekondat e fundit, ndërsa Porto kalon turin falë një penalltie të Telles, përcaktuar pikërisht me ndihmën e Var.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *