• |
ide | kryesore

Danielsson: Nuk pashë ndonjë lëvizje që mund t’i çojë palët drejt dialogut

Lajme, Të fundit



Drejtori i zgjerimit në BE Christian Danielsson është shprehur se pas takimeve me dy liderët politikë të vendit nuk ka parë asnjë shenjë apo lëvizje që do t’i mund t’ çojë ata drejt një tavoline të përbashkët diskutimi.

Pas takimeve me Bashën e Ramën, Danielsson deklaron se nuk ka pika takimi, e kësisoj një marrëveshje mes palëve duket diçka krejt e largët.

“Nuk pashë ndonjë lëvizje që mund t’i çojë ata drejt dialogut”.

 Por sipas zyrtarit të BE-së, kritika i duhen drejtuar opozitës për zgjedhjen e një akti ekstrem siç ishte dhe lënia e mandateve. Danielsson ka mbajtur të njëjtën linjë të drejtuar tashmë nga Evropa.

“Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t’i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendin. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitën kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-së. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërproduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e  rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësim madh për ne.”-tha Danielsson.

 



2 Comments

  1. Ne fakt ‘fajin’e ka ai qe vuan dhe nuk ben ate qe i thote ‘tutori’. Cfare jane keto drejtues te PE?! Nuk zgjidhin dot as problemet e tyre. Celesi i zgjidhjes eshte mosmbeshtetja e psikopatit dhe hajdutit Rama. Kjo do ta bej ate te heqe dore dhe cliroje vendin nga ky kolaps ku ka hyre.

  2. Kujtojne se vijne e do gjejne popull dele se keshtu i ka informuar olio.
    Populli eshte bere Luan tani. Nuk duhet te luash e te tallesh me me te.
    Po talle koqet te ben jo synet por UNUK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *