• |
ide | kryesore

I dënuar me 6 vite burg në Itali, 65-vjeçari arrestohet në Fier

Lajme, Të fundit



65-vjeçari Kujtim Xhufi, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia e Fierit në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Sipas policisë, i arrestuari  rezulton i dënuar nga gjykata e Breshias në Itali me 6 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

K.Xh, 65 vjeç, banues në Fier. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *