• |
ide | kryesore

Ronaldo e të tjerët festë me modele. Allegri spektakolar: “Kanë bërë shumë mirë”

Sport



“Gossip i ditëve të fundit ka bërë shumë mirë, i ka dhënë pak adrenalinë ambjentit”. Në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër Udinese, mes pyetjeve për Serie A dhe impenjimit të martën në Champions kundër Atletico, nuk mund të mungonte pyetja që tekniku i Juventus Massimiliano Allegri e priste.

Darka e gabuar, si u quajt në media, ishte një gossip që kur vjen puna tek Juventus bën gjithnjë zhurmë. Ajo që u përfol në ditët e kaluara, darka e organizuar në një hotel në Torino, ku morën pjesë gati të gjithë lojtarët e bardhezinjve, pak ditë pas humbjes në Madrid kundër Atletico, është dicka që për Allegri nuk ka asnjë shqetësim: “Nuk jam roje, por trajner – deklaroi ai. “Ishte një darkë ku janë zbavitur e kanë bërë mirë, pas saj fituam ndeshjen me Napoli, kështu që ka sjellë edhe fat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *