• |
ide | kryesore

Shoqëria civile në protestë për 8 Mars në emër të grave dhe vajzave të dhunuara

Lajme, Të fundit



Shoqëria civile protestoi për gratë dhe vajzat e dhunuara në Ditën Ndërkombëtare të 8 Marsit.

Në një marshim pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ata kërkuan mbrojtje me efikase nga ana e policisë dhe një kuadër ligjor të ndryshuar për sa i përket urdhrave të mbrojtjes.

Vetëm përgjatë këtij viti në Shqipëri kanë humbur jetën 9 gra, ndërsa kërkesat e grave dhe vajzave ishin për mosneglizhim të asnjë çështjeje që ka lidhje me dhunën në familje.

Përgjatë vitit 2018 nga 3690 viktima të dhunës, 1343 kanë qenë gra dhe vajza. Mes tyre, 148 raste të shkeljes së urdhrave të mbrojtjes, ndërsa ndodhën 11 vrasje brenda familjes.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *