• |
ide | kryesore

“Tërmet” në policinë e shtetit, ikin 3 drejtorë brenda ditës

Kryesore, Lajme

Dita e shtunë nuk ka qenë e lehtë për policinë e shtetit. Nuk ka pasur asnjë ngjarje të jashtëzakonshme, por si “rrufe në qiell të hapur” janë mësuar shkarkimet e drejtuesve të rëndësishëm të policisë. Ende jo zyrtarisht konfirmohet largimi nga detyra i drejtorit të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Atij i është komunikuar shkarkimi nga vetë drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu mëngjesin e së shtunës.

Drejtori i Policisë së Tiranës është përshëndetur me stafin, por ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë atë në këtë detyrë. Kastriot Skënderaj u emërua në krye të policisë së Tiranës në shkurt të 2018-së dhe vetëm një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra. Motivet që çuan në shkarkimin e kreut të Policisë së Tiranës nuk dihen ende, por burime në radhët e uniformave blu thonë se lëvizjet janë kërkuar direkt nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Por kreu i policisë së shtëtit nuk është ndalur me kaq. Këtë të shtunë ai ka firmosur edhe dy shkarkime të tjera brenda pak orëve. Përveç kreut të policisë së Tiranës është shkarkuar edhe Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë së Vlorës. Në vend të tij është emëruar Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat. Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017.

Image result for Artion Duka
Artion Duka

Tashmë ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë. Në kohën që Shehaj ka drejtuar policinë e Vlorës, kanë ndodhur vrasje dhe rrëmbime të bujshme në këtë qytet, citon lapsi.al. E gjithë Vlora flet për përplasjet me bandave kriminale dhe policia duket e pafuqishme për të luftuar krimin e organizuar.

Së fundmi mësohet se është shkarkuar edhe drejtori i policisë së qarkut të Fierit, Albert Nushi. Jo zyrtarisht thuhet se në vend të tij është komanduar Andon Marko. Burimet thonë se Nushi është komanduar nëndrejtor i policisë së Elbasanit. Ai drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.

Si po zhbëhet “policia e Xhafajt”

Lëvizjet e fundit në policinë e shtetit janë edhe një përplasje mes klaneve. Ata drejtorë të policisë që po largohen janë ngjitur në krye të kupolës së policisë nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, citon lapsi.al. Me ardhjen në detyrë të Sandër Lleshajt nuk mund të mos veçohen disa rikthime të bujshme në polici, emra që ishin larguar nga Xhafaj.

I pari që u rikthye në polici ishte Tonin Vocaj që u emërua Drejtor për krimin në Policinë e Shtetit. Ai kishte shërbyer për një kohë të gjatë në polici në detyra të larta edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Vocaj u mënjanua nga ish-ministri Saimir Tahiri.

Një tjetër ish-oficer të cilit iu besua një post i rëndësishëm nga Lleshaj është Muhamet Rrumbullaku që u vendos në krye të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Vocaj dhe Rrumbulluaku kishin marrë nofkën “grupi çiftelia” për shkak të një fotoje me Arben Frrokun, i dënuar më pas me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Image result for grupi ciftelia

A rrezikon Ardi Veliu?

Skema që po zbaton ministri Sandër Lleshaj është e qartë. Fillimisht urdhëron kreun e policisë së shtetit të largojë drejtorët në qarqe dhe më pas ai i kërkon kryeministrit të largojë edhe atë që është në krye të policisë. E kanë bërë këtë edhe ministra të tjerë të Brendshëm në të kaluarën. Ende nuk dihen lëvizjen që do të pësojë policia e shtetit, por zërat janë se të tjera lëvizje do të pasojnë në rangje të larta. ©LAPSI.al

Image result for ardi veliu
Ardi Veliu

13 Comments

  1. Po cfare lidhje ka Met Rrumbullaku e Tonin Vocaj me kete Artikull apo Fatmir Xhafaj? Xhafaj i ka patur duart e lidhura dhe kaq! Tonini e solli Frrokun per nje jave ne Tirane! Tahiri qe e nxorri nga kufiri akoma po i ben zbor policise

  2. Spastrim mafioz i “rilindjes”.
    E gjith Qeveria,e gjith Administrata shtetrore duhet te largohet,sepse jan implikuar ne afera korruptive.
    Vetem njeri jo,ai i kulluari,ai qe perdor vetem mall 100% te paster,ai qe i vulosi shqiptareve stigmen qe i
    ndjek kudo qe shkojn,”Kolumbia e Europes”,ai,Edvin Kokaina.Partia mbi te gjitha.

  3. Fatmir Xhafaj ka rrespektuar dhe z.Rrumbullaku dhe z.Agastra qe momentalisht eshte je spital! Ard Veli e Bilbil Mema pa formim policor, bythqira kane qene e bythqira te Tahirit u bene!!! Tahirin per nje jave e keni mrena….

  4. Kujt po i behet vone? Te gjithe njelloj jane. I sherbejne Min Brendshem dhe Drejtorit Pergj.Policise. Tani Lleshaj do emeroje nje (ish)ushtarak…me vinr ndoshta ndonje diplomat ose hidraulik…ku i dihet, kohe te cuditshme.

  5. Zigur Qorri sa I merzitur dukeni nga shkarkimi I ketyre drejtoreve,tani do vendoset Agron kulicaj shkelzeni I rrugores brecani dhe punet do shkojne me mire o zigur qorri I saliut qe nuk pushon se mbrojturi ketij agjenti serb prej 40 vjetesh

  6. Me kujtohet Cekja (Zeqo Pilafi) te komedia “Gjithe fajet i ka paraja” kur i thishte e shiqja(Hajrije Rondo) se duhet te niseshin:
    “Keshtu bejne te gjithe(mjeket) z ata te Shkodres shkojne ne Berat, te Beratit ne Fier, te Fierit ne Vlore…..”

  7. nJE PYETJE KAM.a KANE QENE NE sHQIPERI,(A JANE PARE) KUR I ESHTE FIRMOSUR SHKARKIMI? Se ata oficeret e Tahirit,akoma nuk jane gjetur,e jo me te kapen,bile ata bejne pazare me drejtesise (qe nuk ka ndermend,t’i kape) dhe vijojne qejfin e vet.

  8. Ca humbje… keta ishin kokat e policise.. sidomos ai i Vlores.. me i paafti dhe me negativi ne historine e policise.. Akademine e ka shume!!

  9. Jo me jo. E ka te paramenduar, sa here i plas nje skandal ben largime drejtoresh, ministrash….
    Eshte politikan e kuptoni, vetem ai ska faj..
    Problemi qendron si zgjidhet ceshtja e petro ninit?! Nje shtet, disa qeveri, vendime te ndryshme… kete shifni.

  10. Ai drejtori i VL ishte rob qier dhe i pa afte por me rob shkerdhyer e me i pa afte eshte ky legeni tjeter Ard veliu fytyr patateja..ku i kan gjet keto legena qe vetem me drejtu ushtar jane..policia nuk eshte ushtri o Lleshi kallam deshtakut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu