• |
ide | kryesore

Ndërron jetë Jed Allan, aktori i serialit televiziv Beverly Hills 90210

Paparazzi, Slider



Aktori i serialeve televizive, Jed Allan, ka ndërruar jetën në Palm Desert të Kalifornisë, në moshë 84-vjeçare. Ai ka qenë më së shumti i njohur për rolin e babait të Steve Sanders (që u portretizua nga Ian Ziering) në serialin e famshëm të viteve ‘90, “Beverly Hills, 90210”. Allan ka luajtur po ashtu edhe në telenovelën e popullarizuar të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, “Santa Barbara”, në rolin e C.C. Capwell.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *