• |
ide | kryesore

Hazard dhurata e Perez për Zidane: Gati oferta prej 82 milionë euro

Sport



Eden Hazard kthehet në modë tek Real Madrid, sapo në pankinën e merengues ka mbërritur Zinedine Zidane, për më tepër që teknikut i është premtuar dorë e lirë në merkato. E kështu, transferimi i munguar i sezonit të kaluar mund të bëhet shpejt realitet. Belgu nuk ka hequr kurrë dorë nga idea për të shkuar tek Real, e tani me mitin e tij Zidane në pankinë, tratativa është edhe më e mundshme. Blancos janë gati të avancojnë një ofertë zyrtare për Blues për Hazard.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, merengues janë gati të formulojnë ofertën prej 82 milionë euro për ti rrëmbyer belgun Chelsea. Në ditët e fundit përfaqësuesit e Real janë në Londër për të folur për akordin që do ta sillte Hazard në Spanjë. Fantazisti mund të bëhet në më pak se një javë, blerja e dytë e klubit të presidentit Florentino Perez, që ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit Militao nga Porto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *