• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni sërish në qëndër të kritikave, kësaj rradhe për…

Paparazzi, Slider



E duan, por edhe nuk e duan natyralen! Ky është paradoksi i botës ku jetojmë, pasi njerëzit duan të të ndryshojnë pamjen duke të përmirësuar diçka, por nëse zgjedh të bësh ndonjë ndërhyrje atëherë “të masakrojnë”.

Chiara Ferragni u përballë me një lumë komentesh negative, pasi postoi një foto me reçipeta, ku tregonte masën e vogël të gjoksit.

“Të gjithë atyre që ndjenjë se kanë të drejtën për të bërë shaka rreth gjoksit të vogël në foton time të fundit… Vazhdoni dhe argëtoni veten ndërsa unë jam super e lumtur me trupin tim të vërtetë”, shkroi në një Insta Story fillimisht Chiara.

Blorgerja italian e modës, e cila ka dhe markën e veshjeve me emrin e saj, vazhdoi më tej duke u treguar ndjekësve se është e lumtur me trupin që ka dhe duke bërë thirrje që nuk ka një standard bukurie. Ajo theksoi se të gjithë janë të bukur ashtu siç janë.

“Jam shumë vetëbesuese dhe gjithmonë e kam dashur trupin dhe gjoksin e vogël, por ju duhet të qetësoheni. Pse duhet të kenë të gjithë gjoks të madh? Pse të mos i kesh natyrale apo duhet të bësh gjoksin? Jeni të çmendur.

Pranojeni trupin siç është dhe mos u mundoni të ulni njerëzit me pasiguritë tuaja dhe idetë tuaja idiote për bukurinë. Të gjithë janë të bukur siç janë. Kështu që unë dhe gjoksi im i vogël ju përshëndesim”, thotë në videot e postuara në Insta Story Chiara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *