• |
ide | kryesore

Themeluesja e ‘Down Syndrome’ i kundërvihet Xhensilës: Të iku truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”

F1, Paparazzi



Themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi i është kundërvënë Xhensila Myrtezajt pas deklaratës së kësaj të fundit për të bijën Ajka.

Të premten e kaluar, këngëtarja nuk u përmbajt dot ndaj një komentuesi që shprehej se arsyeja përse Xhensila nuk e bën publike të bijën, është sepse vuan nga sindroma Down.

Ky koment bëri që Xhensila të quante “njeri psiqik dhe të ndyrë” komentuesin dhe të shprehej se vajza e saj nuk ka asnjë mangësi.

Por deklarata e këngëtares ka prekur ata prindër që kanë fëmijët me sindromën Down dhe kryetaren e fondacionit, e cila është revoltuar ndaj Xhensilës dhe i kujton kohën kur ajo bënte bamirësi ndaj këtyre fëmijëve me aftësi të veçanta.

“Heu bre mi Xhensilë! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes yes faji im që çoj ftesa lart e poshtë ke VIP-sat)

Komentuesi ka shpifur ndërsa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë çfarë është…po këtij reagimit të Xhensilës si t’ja vëmë emrin?

..Tamam ju të mediave, pse dreqin nuk bëni si ju kërkon Xhensila? ?…Na ngrini nervat në pritje të ditës së Verës”.

Emanuela Pepkola Zaimi kujton kohën kur Xhensila i dhuroi një vajzë me sindromën Down varësen e saj me kryq, ndërsa komentuesit shkruajnë se veprime të tilla bëhen vetëm para kamerave:

“Po pati kamera, jemi të mirët e botës dhe i duam të gjithë

“Jo jo…gjithë dashni ka qenë…madje i dhuroi kryqin e saj një vajze me SD. Nuk është aty problemi… Nuk ka faj…aq di aq thotë”.



16 Comments

  1. Nga goja nuk i vjen gje njeriut moj -Xhensile-mos o revolto se ka qene nje mendimi ceket i ketijose i asaj qe te ka shkruar ,por nuk do te thote gje fundi i botes apo ferri per ata prinder qe kane femije me kete sindrome .Edhe ata jane pjese e shoqerise njerezore ,e kesaj shoqerie mediokere qe keta i percmon.

  2. Reagimi i Xhensiles eshte skandaloz…ah, harrova eshte ndikuar nga Besi e Ija nga Laci. TURP per te. Abandonojeni kudo dhe cdo kohe e te shohe se si reagon pa te ardhura.

  3. Po a eshte normale ky reagimi I kesaj themelueses te fondacionit??
    Cfare tha Xhensila – qe femija ime eshte normal, eshte drite dielli me asgje mangut. Besoj kjo do te ishte me e pakta qe cdo prind do te thonte per femijen e vet. Vetem kaq, dhe natyrisht sulmoi shpifesin. As nuk shau dhe as nuk offendoi njerezit me sindromen down, perkundrazi ajo I paska ndihmuar ata….
    I bej pyetje asaj presidents, cfare do te thonte me shume ajo per femijen e vet? Apo priste qe Xhensila te thonte qe “Fatkeqesisht vajza ime eshte normale dhe jo me sindromin down qe te “solidarizohej” me presidenten.
    Hej BRE cfare presidentje qe eshte xheloze per femijet qe jane normal.
    Xhensila don’t get distracted – watch your business, enjoy jour life!

    1. FALEMINDERIT! Nuk i kuptoj fare keta njerez qe po e gjykojne per reagimin e saj. Cfare reagimi tjeter mund te kesh, kur njerezit jo vetem nuk shohin punen e tyre, ju dhemb aq shume qe nuk jane pjese e punes se tjetrit, sa fillojne e shpifin per nje femije. Esenca eshte komplet te veprimi qe bejne njerezit. Tani, qe kur sindroma down qenka dicka e mire? Si do te ndiheshit ju ne qofte se njerezit do ju merrnin neper goje femijen tuaj duke ju vendosur mbi krye semundje nga me te ndryshmet vetem se nuk ju pelqen dicka? Mjaft më me te tilla budallalleqe! Eshte puna e asaj dhe vetem asaj pse nuk nxjerr fytyren e femijes se saj. Nuk ju ka absolutisht asnje borxh per tjua treguar. Fakti qe eshte person publik nuk domethene qe “fansat” kane te drejta per gjithcka mbi jeten e saj. Ju skeni asnje te drejte pervecse ta degjoni te performoje ne momentin qe keni blere nje bilete. Hiqini nga mendja te tjerat dhe shihni punen tuaj se mos ju shpifet ndonje semundje ne familjen tuaj me gjithe kete energji qe e harxhoni ne vende ku skeni pune. ??

  4. E pse duhet tju themi që këta fëmije kanë mangesi? pse ? Ata engjej janë me një kromozom me shume se ti xhensil e se gjith ne te tjeret po kjo nuk do te thot qe jane të manget.
    Ata janë njerzit me paqesore në bote nuk dine te shtiren si ty para kamerave. Xhensil merri mbrapsh fjalet e kerko falje publike per ate qe ke thene se eshtë gjyhna nga zoti…..

  5. Keto pseudo-kengetare e pseudo-artiste, si Besi, ErjonIsai, ErmalMamaqi, etj., e kane mendjen vetem te parate te shkretet. SHikoni emisionin e pshtire te Ermalit – i ka te gjitha pyetjet, intervistat, komentet dhe insinuatat me “para'”….
    Mos ia vini re kaq shume (kjo Xhensila kujton se di te kendoje, ne fakt vetem e bertet kengen dhe ka vetem zë koke)!

  6. O Xhensila moj pseudo artiste per cdogje tjeter kane komentuar te tjeret nuk eshte nevoja te shtoj gje. Vetem per arsyen se je vete nene nuk duhet te dilnin keto komente. Mbi te gjitha ti qenke nje artiste analfabete qenke beterr ne shkrim.

  7. Jam dakort me Jim Toronto
    Jane bere kto kryetari e fondacioneve e te shoqerise civile si te terbume
    Si thoshin me pare si qent e legates kinezet.

  8. Te gjithe keshtu do reagonin . Eshte reagim emocional. Kush do ta kete femijen me aftesi te kufizuara? Askush. Mos te behemi hipokrite. Por prindrit qe i kane mos lendohen. Nuk besoj se jane te lumtur as per vete as per femije, si nje prind nuk eshte i lumtur kur ka femija nje semundje zemre, diabet, etj.
    Te gjithe femijet meritojne dashuri pafund. Femijet me syndrome down jane kaq te emberl, jane nje dashuri e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *