• |
ide | kryesore

FOTO/ Përdori spermën e tij pa dijeninë e pacientëve, doktori ka tashmë 48 fëmijë

Stil



Një mjek i specializuar për fekondime artificiale në Indiana të Shteteve të Bashkuara, i cili akuzohet se ka përdorur spermën e tij për të fekonduar artificialisht pacientet e tij pa konsensusin e këtyre të fundit, është konfirmuar tashmë nga testet e ADN-së se është baba i të paktën 48 fëmijëve, shumë prej të cilëve e kanë zbuluar identitetin e tyre të vërtetë vetëm kohët e fundit. Lindjet e fëmijëve kanë ndodhur nga viti 1980 deri në 1990.

“Daily Mail” shkruan se një prej fëmijëve, 33-vjeçarja Heather Woock ka folur në një raport të publikuar këtë javë nga “The Atlantic”, ku ka shprehur befasinë e saj dhe tronditjen kur mësoi se kush ishte i ati. Woock, nga Indianapolis, tha se një person i huaj e kishte kontaktuar atë në gusht të vitit 2017 me pretendimin se ishte vëllai/motra binjake, gjë të cilën nuk mund ta besonte.

Gjithsesi, ajo u befasua po aq nga fakti që personi misterioz i përmendi asaj emrin e doktor Donald Cline, specialisti i fertilitetit që nëna e saj kishte takuar përpara se ajo të lindte. E ëma sigurisht i kishte thënë të mos shqetësohej, por “qetësia” vijoi deri kur personi i huaj nisi t’i shkruante sërish, e ashtu si ai/ajo nisën ta kontaktonin edhe persona të tjerë me të njëjtin pretendim.

Ata e kishin gjetur atë në Facebook, përmes një pseudonimi që ajo kishte përdorur në një llogari në “Ancestry.com” (për pemën gjenealogjike), të cilën e kishte përdorur pasi i shoqi i kishte ofruar asaj një test ADN-je për Krishtlindje.

Prindërit e saj, që kishin shkuar te doktori Cline për dhurues sperme, i kishin thënë se nuk e kishin idenë se kush ishte ofruesi i spermës. Testet e ADN-së konfirmuan më pas të paktën 48 fëmijë që kishin për baba…doktorin Cline. Por, ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse merret në konsideratë numri i personave që s’kanë bërë kurrë një test ADN-je.

Donald Cline, an Indiana fertility doctor who used his own sperm to artificially inseminate dozens of patients without their consent, has been confirmed to be the father to at least 48 children born in the 1970s and 1980s One of Cline's children, 33-year-old Heather Woock (above), spoke out about how she learned who her father is in a report published this week by the Atlantic Cline admitted to using his own sperm to inseminate some 50 patients in the 1970s and 1980s when confronted by several of his children in 2016 Liz White embraces her son Matt, who has been revealed to be one of Cline's offspring. The mother and her husband had gone to Cline for fertility treatments in 1981 Matt White, who now has children of his own, said he immediately knew Cline was his father when he saw a photo of the doctor in 2016

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *