• |
ide | kryesore

Stilistja turke ofendon stilin e Beren Saat në emision

Paparazzi, Slider



Gulsah Saracoglu, një ndër stilistet më të njohura në Turqi duket se nuk është fansja më e madhe e aktores Beren Saat. Së fundmi, stilistja ka folur për aktoren dhe le të themi që komentet e saj nuk ishin fort pozitive. Teksa ishte e ftuar në një emision, në momentin që po flitej për një nga çështjet më të bujshme të momentit siç është divorci i Beren me Kenan, stilistja tha: “Nuk di çfarë të them për marrëdhënien e tyre, por di të them diçka për Beren. Stili i saj, nuk është dhe aq i mirë. Ajo është një aktore, duhet të dijë të paktën të ecë me taka. Mesa kam parë unë, Beren ecën tmerrësisht keq me taka. Për më tepër, nuk është ndonjë personazh të cilit mezi pres t’i dërgoj ftesa për sfiltatat apo eventet e kompanisë time, pasi deri diku më duket e mërzitshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *