• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e largimit të Meghan dhe Harry nga familja mbretërore

Paparazzi, Slider



Disa muaj më dukesha e Sussex Meghan Markle dhe Princi Harry  kanë deklaruar se do të largohen nga Kate Middleton dhe Princi William. Fill pas kësaj lajme të shumta dolën dhe si arsye u lakua se çiftet mund të kenë pasur mosmarrëveshje mes tyre. “Metro” shkruante se ata nuk e durojnë praninë e njëri-tjetrit.

Por mesa duket kjo nuk është e vërtetë dhe këtë e ka hedhur poshtë ish-zëdhënësi i shtypit i Mbretëreshës Elizabeth, Dickie Arbiter. Ai ka treguar arsyen e vërtetë të shpërnguljes së Meghan Markle dhe Princ Harry duke u shprehur se:

“Arsyeja pse Harry dhe Meghan po shpërngulen nga Kensington është mungesa e hapësirës, sepse  vendi ku ata jetojnë është shumë i vogël. Ata kanë vetëm 2 dhoma gjumi, një dhomë ndjenje, një dhomë ngrënje. Nuk kanë hapësirë të bollshme. Kur Harry ishte beqar ai kishte hapësirë të mjaftueshme për të jetuar me vëllanë kunatën dhe fëmijët e tyre ndërsa pas martesës gjërat kanë ndryshuar dhe familja e tij tashmë po rritet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *