• |
ide | kryesore

Ofendoi një tifoz në Twitter, Mido rrezikon rrahjen me kamzhik

Sport



Ndërsa Neymar përfundoi nën hetimin e Uefa për komentet e tij të pakëndshme ndaj arbitrimit në ndeshjen Psg-United, ish-sulmuesi i Ajax e Roma, egjiptiani Mido, rrezikon një dënim shumë më të rëndë për fyerjen e një tifozi në rrjetet sociale.

Mido, tashmë trajner, u shkarkua menjëherë nga Al-Wehda FC pikërisht për komentin e tij në Twitter (që më pas e fshiu) e tani, sipas asaj që bën të ditur The Sun, mund të rrihet me kamzhik, për motivin e përgjigjes së shëmtuar ndaj dikujt që e ftonte të jepte dorëheqjen pas një humbje. Tani i takon drejtësisë në Arabinë Saudite të vendosë nëse do ta dënojë, apo do ta marrë të miëqenë mbrojtjen e tij, që pretendon se i kishin rrëmbyer adresën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *