• |
ide | kryesore

Video/ Italia e ekzagjeruar me 6 gola: drama në Zvicër e Norvegji

F1, Sport, Video



Në ndeshjen e dytë të kualifikueseve në Euro 2020, Italia merr zvarrë 6-0 Liechtenstein, duke ruajtur vendin e parë të grupit J me pikë të plota. Në fakt një ndeshje pa histori në Tardini, me skuadrën e Mancinit që gjen avantazhin me Sensin në të 17′, pastaj Verratti dyfishon shifrat në të 32′, përpara se veterani Quagliarella të shënojë dygolëshin personal në të 35′ e 48′, duke u bërë shënuesi më i vjetër në historinë e kombëtares italiane. Ka lavdi përsëri për talentin Kean (70′) e Pavoletti, gol në debutim (77′).

Në Grupin D Irlanda ruan pikë të plota, me një fitore minimale kundër Gjeorgjisë, por që e mban në vendin e parë, përpara Zvicrës që befasohet në shtëpi nga një Danimarkë kurajoze, që në një pjesë loje rikuperon tre gola ndaj helvetëve. U duk e kryer pas golave të Freuler, Xhakës e Embolo, por danezët janë kthyer në pjesën e dytë me Joergensen, Gytkjaer e Dalsgaard, duke barazuar rezultatin me tre gola në 6 minutat e fundit.

Spanja është padrone e grupit F dhe likuidon Maltën pa probleme me dygolëshin e Alvaro Morata, duke mbajtur kreun me pikë të plota. Spektakolare sfida në Norvegji ku vikingët janë barazuar 3-3 në derbin nordik me Suedinë. Një ndeshje rokambolske e ku dy gola janë shënuar në kohën shtesë. Fiton Rumani thjesht përballë Ishujve Faroe dhe ngjitet në vendin e tretë pas Suedisë.

EURO – Qualification:: group D

Ireland 1 – 0 Georgia
Switzerland 3 – 3 Denmark

EURO – Qualification:: group F

Malta 0 – 2 Spain
Norway 3 – 3 Sweden
Romania 4 – 1 Faroe Islands

EURO – Qualification:: group J

Armenia 0 – 2 Finland
Bosnia and Herzegovina 2 – 2 Greece
Italy 6 – 0 Liechtenstein



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *