• |
ide | kryesore

Channing Tatum dedikim për Jessie J

Paparazzi, Slider



Nëse pyesnit veten se çfarë i dashuri është Channing Tatum, atëherë ju përgjigjemi ne: Është një i dashur fantastik!

Aktori i njohur uroi të dashurën e tij Jessie J për ditëlindje në mënyrë më romantike të mundshme. Ai postoi një foto bardhezi të këngëtares dhe shkroi:

“Të uroj ditën më të lumtur të mbushur me të gjithë dashurinë dhe gjithë dritën. Ti erdhe në këtë botë sot dhe i vure flakën. Ti ke bekuar sytë tanë, veshët tanë, zemrat tona dhe jetën tonë. Pra, faleminderit që je vetvetja. Je shumë e veçantë. Gëzuar ditëlindjen zemër”.

Dhe të gjithëve na shkriu zemrën me këtë dedikim! Kjo është hera e parë që Channing poston foto të Jessie J në Instagram, që do të thotë se është një hap i rëndësishëm për lidhjen e tyre.

Dhe normalisht që ajo iu përgjigj në Insta Story:

Channing dhe Jessie janë në një lidhje prej muajit tetor të 2018-s dhe një burim ka thënë se janë shumë të dashuruar, si dhe nuk duan që të kalojnë asnjë moment larg njëri-tjetrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *