• |
ide | kryesore

Juventus kërkon të blindojë Kean, por mundësia De Ligt…

Sport



Moise Kean për Juventusin vetëm problem që nuk është. Do të jetë një kënaqësi ta rishohësh në fushë me fanellën bardhezi, edhe pse duhet pritur nëse prania e sulmuesit të datëlindjes 2000, i sapo kthyer nga një shpërthim në Kombëtare me dy gola që tashmë janë në histori, do të mund të jetë pjesë e projektit të së ardhmes bardhezi.

Çështja është diskutuar shumë herë nga drejtuesit juventinë, në takimet mes Fabio Paratiçi dhe menaxherit Mino Rajola. Nga klubi bardhezi gjithçka kalohet me shumë qetësi, nisur dhe nga fakti se kontrata e tij aktuale përfundon më 30 qershor 2020. Nga ana e menaxherit të djaloshit ka një farë shqetësimi, në prag të asaj që mund të jetë një firmosje e shpejtë mbi marrëveshjen e re.

Gjithçka është e mundur, por jo ende e sigurtë. Sepse, edhe pse palët kanë një farë pozitiviteti, deri në përfundim të lajmërimit zyrtar, sondazhet që vijnë nga klubet e huaja për talentin bardhezi nuk mungojnë. Kërkesa e drejtuesve juventin është e qartë: të kenë më shumë garanci teknike. Sepse shtatë ndeshjet e luajtura sezonale, prej të cilave dy si titullar, të shoqëruara me tre gola, nuk mund të mjaftojnë për një djalosh tashmë i vëzhguar nga Ajax. Në fakt, Kean mund të përdoret si pjesë këmbimi me holandezët për të mbërritur tek Mathijs de Ligt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *