• |
ide | kryesore

Terapi speciale në Barcelonë: Ronaldo po bën gjithcka të jetë kundër Ajax

Sport



Gara me kohën ka nisur. Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të mungojë në takimin e Champions League kundër Ajax, në program në 10 prill e do të bëjë gjithcka për të qenë. Ja përse, në ndalesën e tij në Barcellona, përvec impenjimit me një sponsor, është kryer edhe një vizitë në klinikën Corachan, avangarde e mjekësisë për rigjenerimin e dëmtimeve muskulare, përmes një terapie celulare, që mund të reduktojë kohët e rikuperimit 30-50%.

Nga Spanja vjen konfirmimi për prezencën e Cristiano Ronaldo në klinikën në Barcelonë shumë e frekuentuar nga lojtarët e kun ë muajt e fundit kanë qenë edhe disa futbollistë të Roma. Në kthimin në Torino, kampioni portugez nuk i është nënshtruar kontrolleve të tjera, nga ato të bëra në Kombëtare, por është vizituar nga stafi mjekësor bardhezi dhe ka nisur fizioterapinë: javën e ardhshme do të ketë teste të reja për të verifikuar shkallën e dëmtimit të aduktorit të kofshës së djathtë, të përcaktuar “modeste” nga buletini I parë mjekësor.

Ashtu si referon ‘Corriere dello Sport’, nuk përjashtohet që CR7 të bëjë një tjetër blitz në Barcelonë në ditët e ardhshme. 12 ditë nga sfida, countdoën ka nisur: CR7 do të mungojë kundër Empoli, Cagliari e Milan, por kundër Ajax dëshiron të jetë e nuk mund të mungojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *