• |
ide | kryesore

Pogba i është ofruar Real Madrid, Zidane e nxit: “Nëse dëshiron, mundet”

Sport



Paul Pogba mund të ndryshojë ambjent në fund të sezonit. Pasi u rigjenerua, me largimin e Jose Mourinho e ardhjen në pankinën e Manchester United të Ole Gunnar Solskjaer, mesfushori francez i është ofruar Real Madrid. Ashtu si raporton ‘Marca’, raportet mes klubit spanjoll dhe menxherit të lojtarit Mino Raiola janë përmirësuar dhe ky mund të jetë celësi i operacionit.

Nuk bëhet fjalë në fakt për një zë merkato, sepse për ta konfirmuar zhvillimin e fundit të situatës së Pogba ka menduar Zinedine Zidane, që i është përgjigjur hipotezës se francezi do të jetë blerja e re e Real Madrid: “Nëse një ditë do të kishte mundësinë të largohej nga Manchester United e të dëshiron të vijë këtu, përse jo?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *