• |
ide | kryesore

Kur qeshni me Gentin, mos uroni Facebookun, por Ramën

1, Arkiva, Ide

Kur Edi Rama vendosi të emëronte Gent Cakajn si simbolin e anonimatit të një kabineti anonimësh, shumë zëra opozitarë, media pranë tyre dhe një valë komentesh në rrjetet socale shpërthyen me një furi ironish, sarkazmash dhe talljesh për ministrin e ri nga Prishtina.

Në mënyrë të çuditshme ato i’u mbivendosën edhe akuzave të rënda, se ky djalosh ishte pilotuar në atë post, për të realizuar axhendën okulte të copëtimit të Kosovës dhe hapjen e « kutisë së Pandorës » në Ballkan.

Paradoksalisht, kandidati i ri për ministër të jashtëm më shumë sesa një politikan që mund të bënte keq, u portretizua si një personazh që mund të shkaktonte të qeshura.

Për këdo që është i ftohtë në gjykim dhe i pa ngërkuar me gërmërjen lokale të politikës së Tiranës, këto paragjykime dukeshin të eksagjeruara.

Me përjashtim të faktit se Cakaj, ishte katapultuar në qeveri duke nëpërkëmbur parimin e meritokracisë, as shkollimi, as mënyra e të folurit dhe as ato pak paraqitje televizive që pati bërë, nuk e justifikonin këtë qesharakëzim.

Shumë kush as nuk e pranoi, as nuk e justifikoi atë, i ndihmuar edhe nga propaganda e kryeministrit për kastën e konsumuar që ka frikë në rrjedhja e gjakut të ri në politikë.

Por sot, kur Gent Cakaj ka kryer « aksionet » e para publike, mund të thuhet pa frikë se ai po i përshtatet plotësisht steriotipit më të keq që u krijua për të.

Askush nuk është në gjendje të kuptojë se si dikush me një lloj respekti për veten, mund të pranojë të dalë në tribunën e ministrit të jashtëm për të thënë se ka shkarkuar 20 vetë nga puna (përfshirë këtu edhe shoferin e ambasadës tonë në Bullgari që i kushtuakërka shumë buxhetit të shtetit).

Lexo më tej:

Armand Shkullaku: Gent Cakaj, anëtari i ri i organizatës së Rilindjes

Askush nuk mund ta imagjinojë që ai që presupozohet të na flasë për strategjinë gjeopolitike të Shqipërisë, për perspektivën e integrimit, për aleancat dhe rreziqet e dekadave të ardhshme, merr pozat e një polici që shkul targat e makinave të konsujve të nderit.

Për më tepër, askush nuk mund t’a perceptojë, se si një njeri me integritet, mund të pranojë të bëjë lolon e Edi Ramës dhe t’u kumtojë shqiptarëve se raporti i zi i departamentit të shtetit për trafikun e drogës dhe krimin, ishte pozitiv për arritjet e qeverisë shqiptare.

Faktet / Rama dhe Cakaj manipuluan raportin e Departamentit të Shtetit

Natyrisht, nuk ka diskutim se këtë rol qesharak atij ia ka ngarkuar regjizori Edi Rama.

Masat për heqjen e targave CD i’u ngjajnë ngrefosjeve populiste të Saimir Tahirit për të gjobitur makinat e deputetëve, në të njëjtën kohë që Shqipëria mbillej e tëra me kanabis.

Kthimi përmbys i raportit amerikan, është pjesë e psikozës së kryeministrit për të mos pranuar asnjë fakt që nuk i shkon për shtat.

Por, këtu pyetja nuk është se kush ka dhënë urdhërin. Tashmë të gjithë e dinë se si funksionon kabineti i anonimëve të rilindjes.

Këtu dilema shtrohet se si është e mundur që Gent Cakaj u identifikua kaq shpejt me steriotipin qesharak që kritikët dhe kundërshtarët vizatuan për të?

Si i zhgënjeu ai në mënyrë të rrufeshme të gjithë ata që e konsideruan të papranueshëm dhe të turpshëm stigmatizimin fillestar që i’u bë?

E në këtë pikë ai nuk është fajtori i vetëm. Si karakteri po ashtu dhe mungesa e tij e eksperiencës, janë po aq pak përgjegjës sa dhe të gjithë ata që fillimisht e tallën e ironizuan dhe e përqeshën në mënyrë të pa drejtë.

Sepse për imazhin publik që Caka ka krijuar tashmë duhet drejtuar gishti mbi Edi Ramën. Qe ai që e shndëroi në kllounin e farsave populiste dhe zëdhënësin e manipulimeve të paturpshme. Qe ai, që duke e vënë të aktrojë në tre dajle publike rresht e shndërroi Gentin në një figurë komike. Prandaj kur qeshni me Cakajn, mos ia dini për nder Facebookut, por kryeministrin.

©Lapsi.al

15 Comments

  1. LAJMI I FUNDIT/ Gent Caka pritet te dale ne nje konference per shtyp ne lidhje me gjobat e papaguara te makinave te diplomateve, mungesen e kolaudimit si dhe siguracionin per keto mjete…!!! madje ka nje postobllok ne kat te dyte te ministrise se jashtme per testin e alkoolit, si dhe per ata qe levizin me shpejtesi ne korridore

  2. Shkrimi eshte pa kuptim ,sikur eshte bere me bythe.Qe ata konsujt e nderit jane kot dhe dhene me miqesi dhe pa asnje vlere shteterore.,qe konsulli ne Itali mban vulen me vehte ne Bari(30 Euro nje vule ) ne kafe .,.e plot sharlatane neopotik.Pse mos pritej qe ku Canaj te hidhte themelet e diplomacise?Edhe ambasada amerikane merret me Pune me te rendomta .Do veme Shkullakun ambasadori ne Jemen se nuk di as shqip.

    1. tomorr ik pastro qenefin se ta ben rama vorr pastaj.po nuk pastrove qenefin ku esht ngjiz e lind rama te vret frroku,re ndoka ose te perdhunon roshi.

  3. E thjeshte fare o bushat. Fakti qe u katapultua pa asnje kontribut apo kapital politik e ben te perdorshem ne menyren me te neveritshme. Mund te ishte edhe 50 vjec, gjeneral, me shume eksperience e kualifikime dhe nese do i ishte ne borxh kryeministrit do bente te njejten gje (Se ke me kujton ky). Mund te ishte dhe pa shkolle, 31 vjec e te behej kryeminister si kurz i austrise nese do punonte prej vitesh per ate gje . Qe ne momentin qe e pranon ate post ne keto kushte edhe ne qofsh gjeni behesh qesharak, aq me teper ne duart e nje trolleri profesionist si edi rama.

    1. Basha mundi asin tuaj te financave ne 2005, z.ahmetaj, me sistem mazhiritar. Po kete mini-ministrin kush e zgjodhi mor aman? Jam i sigurte qe me votim te lire punonjesit e ministrise kishin zgjedh recepsionistin me perpara.

  4. Ore si ka mundesi nuk preku asnje ambasador kjo “fshesa” rilindase?
    Jane te gjithe te perkryer apo ka hall se nuk ia ç’dekreton Meta dhe i mbeten ne dore pastaj?
    Te dhenat jane publike, si ka mundesi qe vijojne te qendrojne ne detyre edhe kur kane mbushur nga 4 / 5 a me shume vjet ne tejkalim te mandatit? Fajin ia paskan pasur ca diplomate te rendomte qe nuk i llogarit kush dhe rrine si hallexhinj andej nga i rrasin? Po kur mos te hapin negociatat ne qershor do shperndaje prape cmime per te dalluarit lideri suprem?
    Perse nuk i bejne publike kriteret, arsyet dhe motivacionet dhe t’i bejne gjyq publik si ne kohen e qofte-largut armiqve te klases?

  5. drakulla i leninit esht braho siq esht rama drakulla i stalinit.gjakpires me rrenj deri ne themelet e moskves ku ka dhjer dhe ivani i madh.

  6. si shtet me kulture dhe edukate te madhe nuk e di a kemi konsull nderi ne Alaske?Po tek PD,PS,LSI a kemi konsuj nderi?Shkrimi dermon keq kete qe quhet mekembes i jashtem,si te thuash ja rruan fare.Edhe Mziu i Kamzes ka minister te jashtem ne organiken e kamzes,nuk ka stalle lopesh dhe kazane plehrash qe nuk kane emrat e njerzve te shquar te politikes boterore.Mendoj qe edhe Mziu i Kamzes mund ta beje kete pune me mire duke i rene daulles ne dasma.

  7. bushat nuk e ke kuptuar qe erion braçe u be me vella ? kush ai ?:: GENTI CAKAKAKAJ.por vetem se genti eshte me i bukur se erioni por jo me trim se ai.

  8. bushat: po elez biberaj ka dale ndonjehere me koqe perjashte ne plazh? po qe se jo si mund ta krahasosh per mençuri me edi ramen? dhe kur tashti qe rilindesja e madhe spiropapali i sha titullin e skenderbeut,meqenese dhe ky i fundit kishte dale me koqe jashte ne lumin erzen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu