• |
ide | kryesore

Miranda Rira i përgjigjet Ramës: Nëse LSI hyn në zgjedhje do kandidoj sërish

Lajme, Të fundit



Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar pas deklaratave të Ramës, i cili u shpreh me ironi se ajo duhet të fokusohet te foshnja e saj e sapolindur

Rira duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit është shprehur se do të kandidojë sërish për të marrë Bashkinë e Prrenjasit, gjithmonë nëse LSI-ja hyn në zgjedhje.

“Nëse do ketë zgjedhje unë do kandidoj sërish”, tha Rira.

“Ajo që më shqetëson mua sot nuk është se çfarë mendon Rama për gratë, për fitoren time në Qershor, apo për fëmijët e mi, por më shqetëson çfarë ai mendon për fëmijët e Prrenjasit. Edhe pse jemi në Prill, bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike. Klika e PS me dy deputetët e zonës, Taulant Balla dhe Nurie Belba qëllimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për miratimin e buxhetit 2019, duke paralizuar çdo shërbim ndaj banoreve. Për këtë duhet të fliste Rama dhe Balla sot, jo për andralla e agroturizëm”,- tha Rira.

Kryebashkiakja shtoi ndër të tjera se edhe projekti për të cilin Rama ishte sot në Rrajcë, është një projekt i nisur me iniciativën e saj personale.

“Në fakt, Rama dhe dy deputetët e tij erdhën sot në Rrajcë si “kofini pas të vjelave”, për një ujësjellës të njohur si “Gurrat e Zeza”, projekt i cili ka qenë prioritet dhe impenjimi im personal për banorët e Rrajcës, qysh në krye të mandatit tim! Takimi dhe propaganda e radhës, ishte për të marrë meritat e bashkisë, e cila është bashkëfinancuese në këtë projekt 4 vjeçar, edhe pse këta që vinë e mburren sot ishin kundër projektit duke synuar pezullimin e tij me idenë se gjoja burimi është në zonën e mbrojtur të parkut të Shebenikut. Së dyti, 1 km larg nga vendi ku u bë takimi sot, ndodhet tuneli dhe ujësjellësi Qafë- Thanës, uji i të cilit merret dhe menaxhohet në mënyrë të kundraligjshme nga bashkia Librazhd, dhe jo nga bashkia Prrenjas, duke çuar gjithë të ardhurat në Librazhd, me anë të një Sh.A primitive”, shtoi Rira.



3 Comments

  1. Po si nuk thote asnjeri nga keto palo politikanet tane qe: ” Nuk me intereson askush pervec vetes, familjes, sojit dhe sorollopit por te gjithe vuajne vetem per hallet e popullit”?

  2. Cfare thua ti moj -kryetare-te tera meritat i takojne -Partise-.Keta jane nga ata lapangjoze qe merita,t punen e te tjereve e tjetersojne ,e bejne te tyren A e pate njeriun me te meta mendore si shkelqeu me fjalimin e 10 vjetorit te hyrjes ne Nato ,ku fliste me ngallezim ,me eufori sikur ky ishte protogonist kryesorqe e futi Shqiperine ne Nato kur nderkohe shpura e tyre -zhgerreheshe -Asfalteve-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *