• |
ide | kryesore

I vendoset tritol në banesë djalit të të ekzekutuarit nga policia

Lajme, Të fundit



Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në banesën e shtetasit Marin Begeja në fshatin Kukël të bashkisë Vau Dejës ndërsa ndodhej pas derës së shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur 13 ditë më parë, por nuk është raportuar. Begeja mori disa dëmtime por i shpëtoi këtij atentati. Marin Begeja është djali i Tom Begejës.

Ky i fundit në gusht të vitit 2002 u ekzekutua nga forcat e policisë në Kukël pasi më përpara akuzohej se kishte vrarë 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25 vjeçar.

Marin Begeja ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur vetëm si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij ndërsa tregon se tritoli ka qenë i telekomanduar.
Nga ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes.

Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar.

Tom Begeja në vitin 2002 ishte i shumëkërkuar për policinë pasi 53 vjeçari akuzohej si autor i 5 vrasjeve dhe një tentative për vrasje. Policia kishte dështuar 3 herë për ta kapur.

Ato ngjarje të 17 viteve më parë e përndjekin edhe sot familjen Begeja duke i vënë tritol djalit të tij Marin Begeja, baba i 6 fëmijëve. Shpërthimi me tritol ndodhi 13 ditë më parë, por policia e fshehu edhe pse është një ngjarje e rëndë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *