• |
ide | kryesore

Lushnjë/ I vendoset tritøl për herë të dytë banesës së tregtarit

-Instant, Lajme, Të fundit
lushnjë



Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë pasdite në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Altin Lamçes. Është hera e dytë që vendoset tritol në banesën e tregtarit të fruta-perimeve.

Rreth një muaj më parë kësaj banese i është vënë lëndë plasëse. Në 1 nëntor 2022 një sasi tritoli iu vu në oborr. Si rrjedhojë e shpërthimit u shkatërrua makina që ishte parkuar dhe u thyen xhamat e dyert e shtëpisë private. Herën e parë tritoli dyshohet se u hodh nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.

Në momentin e shpërthimit në banesë ishin 5 persona, por asnjë nuk mbeti i lënduar. Sipas policisë ky shpërthim ishte më i forti se ai i nëntorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *