• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi i bashkohet gjysëmfinaleve: Reginaldo i jep kualifikimin Ndreut

Sport, Video



Reginaldo i jep fund frikës së Ramdan Ndreut dhe shpresave të Teutës me golin që vendosi suksesin 1-0 në Elbasan Arena, në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Pas atij barazimi dramatik 2-2 në ndeshjen e parë, për teknikun e kuksianëve ishte shansi i fundit për të insistuar të shpëtojë sezonin me një trofe, që do të kishte vlerë edhe për të personalisht.

Goli i mozambikasit e bën Kukësin ekipin e fundit që pret një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke i dhënë temp një ndeshje të luajtur kujdesshëm nga të dy skuadrat. Rezultati me golat në fushë kundërshtare e kishte bërë Kukësin të luante në pritje, gjë që u mundua ta shfrytëzonte Teuta me Bushiç, por pa sukses. Ndoshta Shkëmbi kishte menduar sulmin e plotë në 45 minutat e dyta, por goli i minutës së 61, në asist perfekt të Cordeiros komplikoi keq idetë e durrsakëve.

Për kualifikimin e Teutës, në 30 minutat e fundit, duheshin dy gola, gjë që vështirë se mund të arrihej, por nervat për një mundësi të cuar dëm lëshuan në fundin e takimit, kur pas një sherri në fushë, u ndëshkuan mbrojtësi Frashëri i Teutës, dhe Cordeiro tek Kukësi, gjë që do ta penalizojë brazilianin të jetë në fushë për gjysëmfinalen e vajtjes.

Gjysëmfinalistët:

Kukësin, është skuadra e fundit që arrin gjysëmfinalet e kompeticionit, duke iu bashkuar Tiranës, Skënderbeut dhe Luftëtarit, që do të mësojnë se cilin do të kenë kundërshtarë me short të lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *