• |
ide | kryesore

Mbretëresha ndalon Meghan të vendosë bizhuteritë më të çmuara nga koleksioni mbretëror

Paparazzi, Slider



Mbretëresha ka ndaluar Dukeshën e Sussex-it të vendosë disa nga bizhuteritë më të çmuara, nga koleksioni i saj mbretëror.

Disa prej aksesorëve më të çmuar, që jepen vetëm me lejen e Mbretëreshës, nuk do t’i shohim të vendosen nga Meghan Markle, sipas një burimi.

Vendimi u mor nga Elizabeth pasi u zhgënjye nga sjellja kërkuese e Meghan-it, përpara martesës së saj me Princin Harry vitin e kaluar, ku mësohet se i ka thënë stafit: “Çfarëdo që kërkon Meghan, Meghan e merr”.

 

Pallati Buckingham thuhet se po zbaton rregulla të reja rigoroze ndaj Meghan-it, në përpjekje për të ruajtur rendin, hierarkinë dhe përparësitë brenda familjes mbretërore.

 

Lidhur me këtë situatë burimi raporton se, Princi Harry ndihet shumë i mërzitur. Ndërkohë që nga ana tjetër Kate Middleton lejohet që t’i përdorë bizhuteritë e këtij koleksioni.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *