• |
ide | kryesore

Rama-qytetarëve: Mos lejoni t’iu shohin nga xhepi, por klikoni platformën

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, në takimin e përjavshëm  me platformën e bashkëqeverisjes u shpreh se sondazhet e bëra tregojnë që publiku ka rritur besueshmërinë ndaj platformës. Sipas tij, ata po ushtrojnë presion mbi administratën që ta bëjnë punën e tyre sa më mirë.

“Skuadra e platformës është e gatshme të adresojë problemin dhe ta zgjidhë atë. Kemi bërë një anketim lidhur me perceptimin e publikut për shërbimin e kryer. Kemi konstatuar se përqindja që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme me atë që kishim një vit më parë. Platforma jo vetëm zgjidhë probleme, por edhe ushtron presione mbi administratën”, tha Rama.

Kryeministri ka shtuar dhe se bashkimi i Hipotekës me Aluiznin në një agjenci të vetme ka ndikuar në reduktimin e burokracive dhe rritjen e fleksibilitetit.

“Sot nuk kemi më Hipotekë dhe Aluizni të ndarë, por një agjenci e cila sapo ka filluar bashkimin në një. Mos prisni, mos lejoni t’u shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin e krushkun, por thjesht klikoni në Shqipëriaqëduam.al”, shtoi ai.



5 Comments

  1. Pse jemi kaq te mbarum sa leme prej 30 vitesh keto mostra mbi kryet tona. Popull i mbarum me psikopeter ne krye. Iken nje i marre dhe vjen nje me i marre akoma se paraardhesi.

  2. platforma e rames qenefi negjmije,gjdo monster hyn aty dhe behet kryetar partie,gjdo prostitut behet deputet,gjdo trafikant minister i brendshem etj.kjo esht platforma e dhjerjes se stalinit ne koperativen e derrave ne maliq ku u ngjiz dhe lindi edvini i spiro kolek peles.

  3. Ky i cmendur nuk ka qejfe te na shohe nga xhepi, por per trastat qe kapen, apo dihen se si na vjedhin nuk thote gje., mbase po ngopet, e poe mbyll karrieren, por ka cakejte e tjere qe i ka rrjeshtuar ne hanin e qeverise, qe jane profesioniste te xhepave e trastave per para, per te mos thene te thaseve. Genje ndonje nga skuta e qelbesirave, se populli nuk ka asnje lek ne xhep se si ke lene ti e banda jote te kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *