• |
ide | kryesore

Milan, Pochettino në vend të Gattuso: e kërkon Gazidis

Sport



Listës së emrave për pankinën e Milan i është shtuar edhe emri i Mauricio Pochettino, që shihet tashmë si prioritet për të zëvendësuar në San Siro Gennaro Gattuso. Lajmin e ka zbuluar Corriere della Sera që shpjegon se dëshira për të investuar tek trajneri i Tottenham është një ide e administratorit të deleguar Ivan Gazidis. Ish-drejtori i Arsenal, në fakt, do të donte ta merrte argjentinasin në Milano, pasi i ka vlerësuar cilësitë në Premier League. Alternativat janë Simone Inzaghi e Arsene Ëenger, por nuk janë pa kredite edhe Gasperini, Blanc e Sarri.

Gazidis dëshiron në pankinën e Milan një figurë me imazh ndërkombëtar e Pochettino do të ishte perfekt. Pengesa është Tottenham që nuk dëshiron të lejojë të largohet trajnerin e tyre e në të kaluarën i ka rezistuar edhe sulmeve të Real Madrid. Sondazhet e para janë bërë dhe disa drejtues kuqezinj kanë fluturuar në Londër për inaugurimin e stadiumit të ri të Spurs. Sigurisht për të bindur 47 vjecarin do të duhet të paktën kualifikimi në Champions League. Mision që i takon Gattuso, pavarësisht zërave gjithnjë e më insistues për divergjenca mes tij dhe Leonardos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *