• |
ide | kryesore

Rama zbythet para Ciprasit. Tërhiqet vendimi për grabitjen e tokave në bregdet

Të fundit



Qeveria greke ka detyruar Kryeministrin Rama të tërhiqet nga vendimi i tij për shtetëzimin arbitrar të gjithë bregdetit të jugut. Në shkurt 2018, Qeveria Rama, miratoi vendimin që praktikisht rishtetëzon të gjitha pronat në vijën bregdetare të regjistruara në hipotekë në pronësi të qytetarëve që janë bërë pronarë në bazë të ligjin 7501 të shpërndarjes së tokave të kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Vendimi i qevrisë shprehet:

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërrmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi”.

Lexo më tej:

Greqia vendos veton për negociatat e Shqipërisë me BE-në?

Ky vendim mbulon të githë vijën bregdetare nga veriu në jug dhe është kaluar në heshtje totale nga politika shqiptare. Kundër këtj vendimi nuk ka reaguar as opozita, edhe pse ca kohë më parë ajo deklaroi se kishte zbuluar skemën e vjedhjes së pronës nga kryeministri Rama.

Por këtë përpjekje të kryeministrit tonë nuk e ka lënë në heshtje qeveria greke, e cila e ka quajtur vendimin “vjedhje të pronave” dhe shkelje të të drejtave të minoritarëve. Përfaqësues të qeverisë greke kanë reaguar vazhdimisht për këtë problem.

Më 7 shkurt eurodeputeti grek Chrysogonos në Parlamentin Evropian tha se qeveria shqiptare po vjedh tokat e minoritarëve. Më 24 shkurt, presidenti grek tha se:

“Pretendimet e (shtetit shqiptar) për prona të bashkëpunëtorëve të nazizmit (kështu i cilëson çamët) përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për kursin e qetë evropian të Shqipërisë” .

Më 29 mars, Kryeministri grek Tsipras e kërcënoi direkt qeverinë shqiptare,

“Sot kam mësuar se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri… Nëse informacionet do të jenë të vërteta do të ishte një zhvillim shumë negativ”.

Pas kërcënimit të Tsipras, Kryeministri Rama e pezulloi dje zbatimin e këtij vendimi për pronat në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë. Madje dje në darkë, Kryeministri Rama dhe Kryeministri Tsipras patën një bisedeë telefonike për ketë problem.

Exit.al



4 Comments

  1. E sigurte qe e ka ndar token me 7501 bregdeti, se mesa di une kane refuzuar ta ndjane token me ligj, sepse duan ta ndjane token fshatce dmth te marr secili tokat e tij qe i kane pas, qe perkthehet te mos marrin te ardhurit e para viteve 90.

  2. Ah ky ligji 7501 sa probleme ka hapur !!! Ligj kriminal. Nuk e di kush e shpiku , por di tju them se ka bere shume shume deme.

  3. Asnjehere nuk ka per te pasur rregullsi dhe drejtesi me pronat.Rregjimi i komun-socialisteve te PPSH-se,eleminoi duke i zhdukur,te gjitha dokumentat e pronesise te shqiptareve.
    U perpilu nje ligj,nr:7501,i cili, nuk i kenaqi sa duhet ish pronaret.Kjo,sepse Ne,nuk dijme te bajme ligje.Ne jemi kopjues qe ne fillimet tona.Nuk n’a punon truri normal.
    Ne sforcohemi shume kur perpiqena me kriju dicka (perfshi edhe ligje).Fatkeqsisht vazhdojme me e pase trurin te thare,jo pjedhor.
    Truri jone punon ne:Se si te perfitojme sa me shume duke kopjuar,vjedhur,grabitur kudo dhe ne cdo gje!
    Dallohemi per tjetersim edhe te historise,
    Ne nuk mund te jemi te besueshem,fatkeqsisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *