• |
ide | kryesore

Super Champions ka kundërshtarë të fortë: Ligat e Europës kanë një qëllim: “Të mbrojmë kampionatet”

Sport



Ligat Europiane deklarohen fuqishëm kundër projektit të reformimit të Champions League. “Objektivi ynë kryesor është të mbrojmë kampionatet kombëtare”, ka deklaruar Lars-Christer Olsson, presidenti i European Leaguers, shoqata e ligave europiane, të mbledhur në asamblenë e Lisbonës. “10 vitet e fundit kanë qenë negative për kompeticionet kombëtare”, ka deklaruar suedezi në konferencë për shtyp.

Shoqata do të ftojë më shumë se 900 klube pjesëmarrës në kompeticionet, në Madrid, në 6 e 7 maj për të “diskutuar se si mund të përmirësohen kompeticionet e futbollit profesionist në Europë”, ka shpjeguar Olsson. Takimi i programuar në vigjilje të mbledhjes së parashikuar në 8 maj, në Nyon, mes Uefa e vetë European Leagues, përqendrohet në projektin e reformimit të Champions League, zhvilluar nga Eca, Shoqata e klubeve europiane.

Ligat kanë nënvizuar se kanë fuqi të plotë vendimmarrje mbi formatin, kriteret e kalendarin e kampionateve të tyre kombëtare, për momentin në ekuilibër perfekt me turnetë europiane. Në referencë, është kujtuar rëndësia për të mbajtur të paprekur pasionin e tifozëve, për futbollin në vend e traditën për të shkuar në stadium me familjen e miqtë gjatë fundjavës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *