• |
ide | kryesore

Video/ Provë force e Liverpool: Keita Salah e Henderson përmbysin Southampton

F1, Sport, Video



Liverpool nuk mund të humbasë asnjë ndeshje për të mbajtur nën presion Manchester City në luftën për titull në Premier League dhe në ndeshjen e parakohshme kundër Sauthampton ka marrë një fitore spektakolare, të zgjidhur vetëm në fund me lojtarët më përfaqësues të të kuqve. Provizorisht në krye të Premier League dhe një provë force që nuk mund të mos e lënë të kënaqur Jurgen Klopp.

Edhe pse me formacionin tip në fushën e lojës, skuadra nga Merseyside e nisi në mënyrën më të keqe ndeshjen, duke u befasuar nga Shane Long. Sulmuesi shënoi në minutën e 9 golin e avantazhit, duke frikësuar të kuqtë, që duhet të rikuperonin sa më shpejt rezultatin për të mos humbur nga sytë rivalët për titull.

Reagimi i skuadrës së Klopp është, por goli duhet të presë deri kur Naby Keita ktheu barazinë në St Mary Stadium. Mesfushori i të kuqve shënoi me kokë, pas një harkimi të bukur nga ana e Alexander Arnold, në minutën e 36’ duke mundur portierin Gunn. Liverpool u rikthye të kërkojë fitoren, duke gjetur përballë një mur të vërtetë të ndërtuar nga lojtarët e Southampton.

Përpjekjet e Të Kuqve nuk kishin finalizim, por Klopp del nga situata 10 minuta nga fundi, duke marrë avantazhin për herë të parë në këtë ndeshje. Tekniku gjerman duhet ti falet individualitetit të Mohamed Salah, që shënoi në minutën e 80 golin e 1-2, duke finalizuar një kundërsulm personal.

Nuk kishte më ndeshje mes Southampton e Liverpool, sepse pas avantazhit të të kuqve vendasit u dorëzuan krejtësisht, duke lejuar golin e tretë pas 6 minutash. Në të 86, Henderson kompletoi misionin me golin tjetër, që siguroi rezultatin dhe mban provizorisht të besuarit e Klopp në vendin e parë të Premier League: 82 pikë për të kuqtë në renditje, 2 më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/04/KywSsxW6hgnrEFrff2sE_05_64f6ca61a093a65981a36656220c8262_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *