• |
ide | kryesore

Ish-trajneri kampion me Milan akord me Shqipërinë: Duka ‘nën rrogoz’ ka zgjedhur befasisht

Sport



Mes shumë kanditatëve për të marrë postin e trajnerit të kombëtares, në orët e fundit flitet se presidenti, Armand Duka, e ka gjetur personin e duhur për të qënë timonier i Shqipërisë në eleminatoret e Evropianit 2020. Ai është pikërisht Alberto Zacheroni, një emër i madh në Itali e që ndryshoi kursin e FSHF-së, nga karizma e Panuccit tek eksperienca e ish-teknikut të Milan, Juventus e Lazio.

CV e teknikut italian është e pasur, por karriera e tij u ngrit në sezonin 1998-të kur me Udinezen bëri mrekulli në kampionat duke e renditur në vendin e 3-të skuadrën friulane e duke zbuluar një nga sulmuesit më të mirë si Oliver Bierhoff me gjermanin që u shpall golashënuesi më i mirë me 27 realizime.

Një vit më pas përfundoi në stolin e Milan ku arriti të shpallet kampion, titull i vetëm në palmaresin e tij. Në 2002 kërkon lavdinë me Lazio, por një humbje në derbi kundër Romës 5-1 e bën ish-presidentin Cragnotti të mos e konfirmojë në fund të sezonit. Aventurat e tij të mëvonshme në stol janë pesimiste: Inter e Juventus e thërrasin në mes të sezonit por divorcet janë të pashmangshme, duke mos u konfirmuar në fund të sezonit.

Një nga përvojat e tij të paharrueshme është sigurisht ai në stolin e ekipit kombëtar te Japonisë, me të cilin fitoi Kupën e Azisë në vitin 2011, tashmë në moshën 66 vjecare pikërisht Zacheroni kërkon të rikonfirmohet e duke e bërë këtë pikërisht me Shqipërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *