• |
ide | kryesore

Tirana humbet dhe rrezikon rënien: Luftëtari thyen përsëri Partizanin

F1, Sport



Fitorja e Kastriotit kundër Kukësit dhe surpriza gjirokastrite në shtëpinë e Partizanit kanë goditur keq Tiranën, e mundur 1-0 në Vlorë përballë Flamurtarit dhe tani me frikën serioze të një rikthimi në Kategorinë e Parë, edhe pse për momentin është tre pikë larg krutanëve, në zonën e ftohtë të renditjes.

Bardheblutë e kishin menduar një skenar të tillë, duke parë situatën e javëve të fundit, por kishin shpresuar që kundër Flamurtarit të mos dilnin të mundur. Ndoshta mund të kishte shkuar edhe ndryshe, kur pas avantazhit të Sukajt, në të 28, bardheblutë mund të rihapnin ndeshjen, por penalltitë nuk duken pika e fortë e skuadrës së Memës dhe Eni Imami e dërgon topin jashtë kuadratit të portës vlonjate.

Është shumë e thjeshtë të administrosh lojën, në kohën kur nervozizim dhe mosbesimi zënë vend në radhët e kundërshtarit: 41 pikë për kuqezinjtë, që vihen seriozisht në ndjekje të Europës, ndërsa për Tiranën, situata bëhet kritike, në vendin e tetë, me 30 pikë, vetëm 3 më shumë se krutanët.

Luftëtari ka një ndeshje delicate me Kastriotin në mesjavë, por fitorja e tretë radhazi në tre ndeshje me Partizanin e ka bërë optimist Ahamataj. Gjirokastritët janë imponuar 1-3 në kryeqytet me tre gola të Dungës, duke lënë kreun të pandryshuar në renditje, por duke i dhënë vetes një shans të madh mbijetesë dhe Europe, ku meritën kryesore e ka tekniku.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *