• |
ide | kryesore

Deputeti i PS: Koncensionari i aeroportit mos të kontrollojë rripat e pasagjerëve, por të sigurojë territorin në Rinas

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas.  Sipas tij, koncensionari që operon në aeroport, në vend të kontrollit të imtësishëm të pasagjerëve, duhet të sigurojë territorin në Rinas që të mos hyjnë kriminelë.

“Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjine e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodh në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Asnjë polici private nuk ka të drejtë për të hyrë me armë tek avioni, pasi gjithçka kalon në skaner. Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë cantat me kujdes, sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët, siç hynë dje, pasi ka edhe pasoja. Unë mendoj që policia e shtetit ka për të operuar pasi i ka provat”,- u shpreh Sterkaj.



8 Comments

  1. fole ti mor koke lope? Po rripi kontrrollohet per arme te ftohte qe mund te marri peng avionin dhe ta beje si ne rastin e kullave binjake. Ti as me policine e as me llogjiken nuk ke pune. Kar ti, kar ai qe te vuni. St a neser valon drruni

  2. a mo mos tall karin me te vertet ? vet arrite ne kete konksluzion o pall kari apo te ndihmoje ndonje shok partie ?

  3. Urtia mas kuvendit e trimnia mas lufte nuk nevojiten ma’!
    Shko Paulin e na len rahat!Mlidhni pordhetine tu’j,dhe gjeni anmikun e klases!
    Ishalla nuk asht Sala ose Luli!?
    Like ari ??Ka mundsi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *