• |
ide | kryesore

Dëshmitari që pa ngjarjen: Përplasja e grabitësve me policinë ishte luftë e vërtetë

Lajme, Të fundit

Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë. Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit.

“Këtu ishte furgoni i bardhë me shkrime anësore, policia ishte në kthesë me furgon, dera anësore e të cilit ishte hapur, sepse e kanë me shinë. Ka qenë luftë, gjuanin shumë persona, s’kanë qenë as një dhe as dy”, – tregon Ismet Vladi.

Ismeti tregon se makina e grabitësve, e braktisur kishte bllokuar rrugën, ndërsa njëri prej tyre gjuante me armë.

“Të shtënat kanë zgjatur 3 minuta, pastaj s’pati më. Në fillim kallash, pastaj filluan me pistoleta”, – thotë më tej dëshmitari.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe fqinji i tij.

“Ishte një breshëri zjarri, ndërsa më tej u ndal gjithçka. Se çfarë ka bërë më tej policia, s’e di, nuk kam dalë më në derë”, – tha Ilmi Nuka.

“Në momentin që u vra ai personi pushuan edhe të shtënat”, – rrëfen Ismet Vladi. /marrë nga Top Channel

1 Comment

  1. Perfytyroni ngjarjen sic e pershkruan deshmitaret jo shume larg nga vendi , ne piste ,ku u grabiten eurot!
    1.Furgoni I bardhe ndiqej nga tri makina te policise.
    2.Tek nje kthese,policia ka patur kontakt pamor,por policet kane ndaluar.
    3:Pas 3 minutash,policet jane paralizu!
    4.Grabitesit kane nderpre zjarrin dhe jane largu.
    5.Policia nuk ka levizur nga vendi.
    Lind pyetja :Sa minuta i jane dashur grabitesve me djeg furgonin?
    C’fare bene policet pas pushimit te zjarrit?A kishin municion mjaftushem me vazhdu ndjekjen?A ishin te pajisur policet me mjetet e nevojshme te sigurise trupore?A kishin komunikim pa nderpre me forcat tjera te terrenit?
    Gjenerali duhej te jepte sqarime te sakta!
    A jane te afte psikologjikisht dhe fizikisht policet tone me perballu situata te tilla?
    Mos kerkoni fajtoret jashte , i kemi brenda!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu