• |
ide | kryesore

Britma majmuni në Ligue 1: Gouano shkon ta zgjidhë vetë dhe i kërkon arbitrit të ndërpresë ndeshjen

Sport



Ndeshja e parakohshme e javës në Ligue 1 mes Dijon e Amiens, një përballje e vërtetë për mbijetesën, është ndërprerë për disa minuta, rreth të 80′ për shkak të fyerjeve raciste në kor, që tifozët e Dijon bënë drejt Prince Gouano të Amiens. Mbrojtësi i qendrës i kërkoi arbitrit të ndërpresë ndeshjen përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë ndërsa po shkonte të konfrontohej me tifozët kundërshtarë, që po imitonin thirrjet e majmunit. Lojtarit iu kërkua të tregonte sektorin dhe tifozët protagonistë të gjestit të shëmtuar.

Pas disa minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi por 0-0 nuk u zhbllokua pavarësisht kartonit të kuq – dy të verdhë, i dyti për simulim – i Eddy Gnahoré, lojtar që është huazuar nga Palermo tek Amiens.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *