• |
ide | kryesore

Sherr tek Bayern: Lewandowski e Coman kalojnë tek duart në stërvitje

Sport



Klimë e tensionuar tek Bayern Mynich, pavarësisht goleadës ndaj Dortmund e rikthimit në krye të Bundesliga. Sipas asaj që zbulon ‘Bild’, Robert Lewandowski e Kingsley Coman kanë qenë protagonistë të një sherri të dhunshëm, me vendosje duarsh në fytyrë, gjatë seancës së fundit stërvitore. Shkaktare ka qenë një kritikë e polakut për francezin. Sule e Boateng ndërhynë me shpejtësi për ti ndarë, por duhej ardhja edhe e disa shokëve të tjerë të skuadrës për ti dhënë fund sherrit.

Gjithnjë sipas Bild, tekniku i Bayern Niko Kovac ka menduar fillimisht ti përjashtojë nga stërvitja, por më pas ndryshoi mendim e i kërkoi të përfundonin stërvitjen. Në javën e ardhshme të kampionatit bavarezët do të jenë të impenjuar të dielën në fushën e Fortuna Dusseldorf, ndërsa Dortmund në vendin e dytë do të presë të shtunën Mainz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *